Topi: Duhet kujdes në raportet me SHBA
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka paralajmëruar qeverinë shqiptare që të mos acarojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një impasi të krijuar së fundmi në marrëdhëniet Tiranë-Uashington, në lidhje me ligjin e dosjeve. Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, gjatë intervistës së dhënë dje për emisionin "Top Story" në "Top Channel", i ka konsideruar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shumë të rëndësishme dhe jetike për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj. Ndërkaq, Presidenti i Republikës, gjatë intervistës së dhënë për drejtorin e Informacionit në "Top Channel", Sokol Balla, ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me krerët e mazhorancës, por edhe për çështjen e dekorimit të një prokurori, i cili ka marrë pjesë në një proces politik gjatë kohës së diktaturës.
Drejtësia
Duke folur për sistemin e drejtësisë, i cili është vënë në vëmendjen e kreut të shtetit edhe në mbledhjen e fundit të KLD-së, Presidenti Topi ka folur edhe një herë për interferencat e politikës në sistemin e drejtësisë. Në këtë aspekt, kreu i shtetit shqiptar tha: "Jam përqendruar te sistemi i drejtësisë, ku kam bërë thirrjen konstante për këtë qëllim, ngaqë jam shumë i bindur se shkëputja nuk është një proces që vjen në mënyrë akute, por drejtësia duhet të çlirohet nga mentalitete të vjetra dhe duhet t‘i shkëputet klientelizmit dhe varësisë politike
politike. Është element i rëndësishëm, sepse kjo përcakton si do të funksionojë kuadri ligjor dhe sistemi i drejtësisë, pasi ne jemi Republikë Parlamentare, ku politika prodhon ligje, të cilat duhet të absorbohen në mënyrë profesionale. Presidenti Topi tha se kohët e fundit sistemi i drejtësisë po rigjenerohet dita ditës me njerëz të rinj të ardhur nga shkolla e magjistraturës dhe të shkëputur nga koha e diktaturës. Ndërkaq, në lidhje me Prokurorinë, Presidenti Topi theksoi se organi i akuzës duhet të vazhdojë punën duke respektuar pavarësinë e saj, pa u influencuar nga ngjarjet e ditës apo presionet e politikës. Topi tha se i jepte mbështetjen më të madhe pavarësisë së Prokurorisë.
Dosjet
Në lidhje me ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi për pastërtinë e figurave, Presidenti i Republikës deklaroi se drafti ende nuk kishte mbërritur në Presidencë, por ai do ta shqyrtojë atë me kujdes, duke u konsultuar me ekspertë të njohur të ligjit dhe të fushës në fjalë. Ndërkaq, kreu i shtetit theksoi se ishte pro hapjes së dosjeve, dhe revokoi kohën kur si kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës e kishte kërkuar miratimin e këtij ligji, duke paraqitur edhe një draft konkret. Presidenti theksoi se gjithsesi është vonë për hapjen e dosjeve në Shqipëri, pasi ky është një proces që duhet të kishte përfunduar prej kohësh.
Dekorimi
Presidenti Bamir Topi ka deklaruar mbrëmë në emisionin "Top Story" në "Top Channel", se do ta rishikonte së shpejti dekoratën e dhënë për ish-prokurorin, Skënder Breca, i cili ka marrë pjesë në një proces politik në kohën e diktaturës, ku ka vendosur pushkatimin e Xhelal Koprencës. Kreu i shtetit deklaroi se "ndjej keqardhje që ka ndodhur ky incident, i cili ka ardhur si pasojë e gjykimit sipërfaqësor nga filtri i këshilltarëve dhe propozuesve të juristit, i cili kishte punuar në organet e drejtësisë, për një kohë të gjatë edhe në vitet e demokracisë".
SHBA
Në intervistën e tij, kreu i shtetit ka prekur edhe përplasjen e fundit mes Uashingtonit dhe Tiranës në lidhje me çështjen e dosjeve. Edhe pse nuk ka interpretuar apo analizuar deklaratat e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, apo edhe të organizatave të njohura ndërkombëtare, Presidenti Bamir Topi ka vënë theksin në rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas kreut të shtetit kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët në të gjitha aspektet.
Raportet
Në intervistën e tij në "Top-Story", Presidenti ka prekur edhe marrëdhëniet aktuale me krerët e mazhorancës, natyrisht duke përdorur gjuhën diplomatike që tashmë është e njohur për kreun e shtetit, por edhe për politikanin Bamir Topi. Duke iu referuar relacioneve me Kreun e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryeministrin Sali Berisha, Presidenti i Republikës, deklaroi se "është mirë që të ekzistojnë marrëdhënie të mira edhe personale ndërmjet drejtuesve të shtetit, në mënyrë që t‘u shërbejnë sa më mirë zhvillimeve në vend". Në mënyrë indirekte, kreu i shtetit, theksoi se me Berishën dhe krerët e mazhorancës kishte vetëm raporte institucionale.