Benfica, dashuri ndaj klubit deri në varr

Në të kaluarën ka pasur shembuj të ndryshëm të fanatizmit të tifozëve, përfshirë ushqimin me ngjyrat e klubit të dashur. Por, tifozët e Benficas kanë shkuar edhe më ‘larg’. Ata kanë arritur marrëveshje me Servilusan, kompani që merret me ceremonitë e varrimit, dhe kanë siguruar 12.5 për qind zbritje në shpenzimet e varrimit kurse do ta kenë të mundur – nëse duan – që arkivoli i tyre të dekorohet me simbolet e klubit.
Madje, Servilusa ofron edhe intonimin e himnit në varrimin e tifozëve fanatik. “Futbolli është çështje e pasionit dhe besnikërisë, andaj është logjike që ata persona të jenë të respektuar edhe pas vdekjes”, deklaroi Paulo Kareira nga Servilusa. Marrëveshja mes Benficas dhe Servilusas erdhi pas kërkesave të mëdha nga tifozët.
Sipas shënimeve nga Libri i Rekordeve të Guinesit, Benfica më 2006 ishte klubi me numrin më të madh të tifozëve të regjistruar. Atëherë numri i regjistruar i tifozëve të gjigantit portugez ishte 160.398.