E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, letër Abidalit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka shkruar një letër përkrahjeje bashkëlojtarit Eric Abidal i cili vazhdon rikuperimin e tij nga transplantimi i mëlçisë.

Reprezentuesi francez përballet me dyshime rreth rikthimit në fushat e lojës pas detyrimit ti nënshtrohet një tjetër operacioni të komplikuar, por Messi ka shprehur përkrahjen e tij për Abidalin duke i dërguar një mesazh të publikuar edhe nga mediet spanjolle.

“Vetëm dua të them se je shembull për mua. Të uroj fuqi dhe shpresoj të shoh së shpejti në zhveshtore. Të dua”, shkroi Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›