E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bëni para, jo luftë

14/02/2005  Korrespondenca / Zbignieë Brzezinski dhe John Mearsheimer, përballë njëri-tjetrit

Përplasje Titanësh

A është Kina më shumë e interesuar në para se sa në raketa? A do të përpiqen Shtetet e Bashkuara të përmbajnë Kinën në të jëjtën mënyrë sic vepronin dikur me Bashkimin Sovjetik?

Ka gjasa që Kina të përpiqet të dominojë Azinë në të njëjtën mënyrë me të cilën SHBA dominon Hemisferën Perëndimore. Veçanërisht, Kina do të orvatet të maksimizojë hendekun e fuqisë mes vetvetes dhe fqinjëve, sidomos Jsaponisë dhe Rusisë, si dhe të sigurohet që asnjë shtet në Azi nuk do të jetë në gjendje ta kërcënojë

Mearsheimer: Ju argumentoni gjithashtu se dëshira e Kinës për rritje të vazhdueshme ekonomike e bën të pamundur konfliktin me ShBA. NJë prej arsyet kryesore përse Kina ka qenë kaq e suksesshme ekonomikisht gjatë 20 viteve të fundit është se nuk ka patur grindje me SHBA. Por një logjikë e tillë duhej të kish gjetur zbatim edhe me Gjermaninë përpara Luftës I Botërore dhe për Gjermaninë e Japoninë përpara Luftës II Botërore

Brzezinski: Si mund të largojë Kina SHBA nga Azia Lindore? Ose më saktë, si mnd të laregojë Kina SHBA nga Japonia? Dhe nëse SHBA largohen apo tërhiqen vetë nga Japonia, çfarë do të bënin japonezët? Japonia ka një program ushtarak mbresëlënës dhe, në pak muaj mund të ketë një armë të rëndësishme bërthamore. Sinqerisht, nuk mendoj se Kina mund të largojë SHBA nga Azia

Në Azinë Lindore, sot Kina po ngrihet – deri tani paqësisht. Për arsye të kuptueshme, Kina fsheh brenda vetes fyerjen, por edhe posjhtërimin në lidhje me disa kapituj të historisë së saj. Nacionalizmi është një forcë e rëndësishme, dhe ka ankesa serioze në lidhje me çështjet e jashtme, në mënyrë të veçantë Taivanin. Por konflikti nuk është aspak i pashmangshëm. Lidershipi kinez nuk është i prirur të sgfidojë ushtarakisht Shtetet e Bashkuara, dhe ai është i përqëndruar në zhvillimin ekonomik si dhe të fitojë miratimin si një fuqi e madhe.

Kina është e preokupuar, dhe pothuajse e magjepsur me trajektoren e ngjitjes së vet. Kur u takova me udhëheqës të lartë kinezë, jo shumë kohë më parë, ajo që më befasoi më shumë ishte shpeshtësia në lidhje me parashikime për 15-20 vitet e ardhshëm. JO shumë kohë më parë, Politbyroja kineze ftoi dy profesorë më emër, të trainuar në Perëndim në një takim të veçantë. Detyra e tyre ishte të analizonin 9 fuqi të mëdha btërore që nga shekulli 1, për të parë arsyetr përsae u ngritën dhe ranë. Eshtë një ushtrim shumë interesant ky për udhëheqjen e lartë të një vendi masiv dhe kompleks.

Ky përqëndrim në përvojën e fuqive të mëdha në të kaluarën mund të çojë në konkjluzionin se ligjet e hekurt të teorisë dhe historisë politike tregojn një rënie ose konflikt të pashmangshëm. Por ka edhe realitete të tjerë politikë. Në pesë vitet e ardhshëm, Kina do të organizojë shumë aktivitete që do t’i japin drejtim politikës së jashtme. Natyrisht, Lojërat Olimpike të vitit 2008 janë më të rëndësishmet. Shkalla e investimeve ekonomike dhe psikologjike në lojërat e Pekinit është tronditëse. Ajo që pres është një organizim i mrekullueshëm. Dhe mnos kini asnjë dyshim, Kina dëshiron të fitojë në Olimpiadë. NJë datë e dytë është 2010, kur Kina do të organizojë në Shangai Ekspozitën Botërore. Organizimi i suksesshëm i këtyre aktiviteteve ndërkombëtarë ëhtë shumë i rëndësishëm për Kinën dhe tregon se një politikë e jashtme e kujdesshme do të mbizotërore prej këteje tutje.

Në një pikëpamje më të gjerë, Kina është e vendosur të ruajë këtë rritje ekonomike që ka. NJë politikë e jashtme kundërvënëse mund ta ndërpresë atë rritje, mund të dëmtojë qindra milionë kinezë, dhe kërcënojë pushtetin e Partisë Komuniste. Udhëheqja kineze duket se është racionale, kalkuluese, si edhe e ndërgjegjshme jo vetëm për rritjen ekonomike të Kinës, por edhe për dobësinë e saj të vazhdueshme.

Do të ketë fërkime të paevitueshme, me rritjen e rolit rajonal të Kinës dhe zhvillimit të “sferës së saj të influencës”. Fuqia e SHBA mund të bkjerë gradualisht në vitet e ardhshëm, dhe rënia e pashmangshme në influencën e Japonisë do të rrisë ndjesinë e dominimit rajonal të Kinës. Por për një konflikt real, Kinës i duhet një ushtri e cila të luftojë dhëmb për dhëmbë me Shtetet e Bashkuara. Në nivel strategjik, Kina nuk tremb shumë. 40 vjet pasi ka shtënë në dorë teknologji armësh bërthamore, Kina ka vetëm 24 raketa balistike në gjendje për të goditur Shtetet e Bashkuara. Edhe përtej sferës së luftës strategjike, një vend duhet të ketë aftësinë për të arritur objektivat politike, përpara se të angazhohet në luftë të kufizuar. Eshtë e vështirë të imagjinosh se si do të mund të promovojë objektivat e saj Kina kur është shumë vulnerabël ndaj një bllokade dhe izolimi të nxitur nga SHBA. Në një kohë konflikti, tregtia detare kineze do të pushonte plotësisht. Do të ndalej rrjedha e naftës, dhe ekonomia kineze do të paralizohej.

Kam mendimin se kinezët janë të kujdesshëm në lidhje me Taivanin, pavarësisht diskutimeve të ardhshme. Në mars të vitit të kaluar, një revistë e Partisë Komuniste vërente se “praktikisht kemi përmbajtur kërcënimin enjë pavarësie taivaneze që kur Presidenti Çen erdhi në detyrë, duke evituar skenarin më të keq të mundshëm dhe ruajtur statusin e Taivanit si pjesë e Kinës”.

NJë sondazh me opinionin publik në Pekin, zbuloi në të njëjtën kohë se 58 përqind menduan se veprimet ushtarake ishin jo të domosdoshme. Vetëm 15 përqind mbështesnin veprimet ushtarake për të “çliruar” Taivanin.

Natyrisht, sytabiliteti sot nuk garanton paqen nesër. Për shembull, nëse Kina jepet pas dhunës së brendshme, gjithcka përmbyset.

Nëse tensionet sociopolitikë ose pabarazia shoqërore bëhet e pamenaxhueshme, udhëheqja mund të tundohet të shfrytëzojë pasionet nacionaliste. Por mundësia e vogël e kësaj lloj katastrofe nuk e dobëson besimin tim se mund të shmangim pasojat negative që shgoqërojnë zakonisht rritjen e fuqive të mëdha. Kina poo asimilohet njësoj në sistemin ndërkombëtar. Udhëheqja e saj duket se e kupton se përpjekja për të zhvendosur Shtetet e Bashkuara do të ishte e kotë, dhe se përhapja e matur e influencës kineze është shtegu më i sigurtë drejt dominimit global.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›