E Hënë, 2 Nëntor 2026

Më mirë Godzilla, se Bambi

14/02/2005  Kina nuk mund të rritet paqësisht, dhe nëse vazhdon rritjen e saj dramatike ekonomike gjatë dekadave të ardhshme, Shtetet e Bashkuara dhe Kina ka gjasa të përfshihen në një konkurrencë intensive sigurie me një mundësi të madhe për luftë. Pjesa më e madhe e fqinjëve të Kinës, India, Japonia, Singapori, Korea e Jugut, Rusia dhe Vietnami ka shumë mundësi të bashkohen me SHBA për t’i bërë ballë fuqisë kineze.

Për të paashikuar të ardhmen në Azi, duhet një teori e cila të shpjegojë se si mund të veprojnë fuqitë në rritje dhe si do të reagojnë ndaj tyre shtetet e tjerë. Teoria ime e politikës ndërkombëtare thotë se shtetet më të gjithëpushtetshëm përpiqen të krijojnë hegjemoni në rajonin e tyre ndërkohë që përpiqen gjithashtu të sigurohen se fuqitë rivale nuk dominojnë në një tjetër rajon. Synimi përfundimtar i çdo fuqie botërore është të maksimizojë pjesën e saj të influencës dhe, sigurisht, të dominojë sistemin.

Sistemi ndërkombëtar ka shumë karakteristika përcaktuese. Aktorë kryesorë janë shtete që operojnë në anarki – që do të thotë se nuk ka autoritet m ëtë lartë mbi kryet e tyre. Të gjithë fuqitë e mëdha kanë një farë aftësie sulmuese ushtarake, që do të thotë se janë në gjendje të dëmtojnë njëri-tjetrin. Së fundi, asnjë shtet nuk mund t’i dijë me siguri qëllimet e shteteve të tjerë. Mënyra më e mirë për të mbijetuar në një sistem të tillë është të jesh sa më i fuqishëm që të jetë e mundur, krahasuar me rivalët e mundshëm. Sa më i fuqishëm të jetë një shtet, aq më pak gjasa ka që një tjetër shtet të ndërmarrë iniciativën për ta sulmuar.

Fuqitë e mëdha nuk orvaten thjeshtë për të qenë shteti më i fuqishëm, ndonëse ky është një rezultat i mirëpritur. Qëllimi i tytre përfundimtar është hegjemonia – duan të jenë e vetmja fuqi e madhë në sistem. Por është thuajse e pamundur për çdo shtet që të arrijë hegjemoni globale në një botrë moderne, sepse është shumë e vështirë të projektohet dhe ruhet pushteti përreth botës. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë një hegjemoni rajonale, por jo globale. Rezultati më i mirë që mund të shpresosh është të dominosh oborrin tënd.

Shtetet që arrijnë një hegjemoni rajonale kanë një qëllim të mëtejshëm: të parandalojnë që rajone të tjerë gjeografikë të dominohen nga fuqi të tjera të mëdha. Me fjalë të tjera, hegjemonët rajonalë nuk duan të kenë konkurrentë të barabartë. Në vend të kësaj, ata duan që rajonet e tjerë të jenë të ndarë mes disa fuqive të mëdha, në mënyrë që këta të konkurrojnë me njëri tjetrin. Në 1991, pak pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, administrata e Bushit deklaroi me zë të lartë se tashmë SHBA ishte shteti më i fuqishëm në botë dhe kishte në plan të mbetej kështu. I njëjti mesazh u shfaq në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë të publikuar nga administrata e Bushit të dytë në Shtator 2002. Paralajmërimi i këtij dokumenti, për luftë parandaluese hasi në kritika të mëdha, por asnjë fjalë kritike nuk u lëshua për faktin që SHBA synonte të kontrollonte fuqitë e tjera të mëdha dhe të ruante pozicion komandues në peshoren globale të pushtetit.

Ka gjasa që Kina të përpiqet të dominojë Azinë në të njëjtën mënyrë me të cilën SHBA dominon Hemisferën Perëndimore. Veçanërisht, Kina do të orvatet të maksimizojë hendekun e fuqisë mes vetvetes dhe fqinjëve, sidomos Jsaponisë dhe Rusisë, si dhe të sigurohet që asnjë shtet në Azi nuk do të jetë në gjendje ta kërcënojë.

Nuk ka gjasa që Kina të tërbohet e të pushtojë vende të tjerë aziatikë. Në vend të kësaj, ajo do të kërkojë të dikjtojë kufijtë e sjelljes së pranueshme për vendet fqinjë, pak a shumë siç bën SHBA në dy Amerikat. NJë Kinë gjithnjë e më e fuqishme ka gjithashtu gjasa të largojë SHBA nga Azia, pak a shumë në të njëjtën mënyrë si SHBA largoi fuqitë europiane nga Hemisfera Perëndimore.

Përse duhet të presim që Kina të veprojë ndryshe nga SHBA? Në fund të fundit, politikëbërësit amerikanë reagojnë ashpërsisht kur fuqi të tjera dërgojnë forca ushtarake në Hemisferën Perëndimore. Këto forca shihen pa dallim si kërcënim potencial ndaj sigurisë amerikane. A janë kinezët më shumë parimorë, më etikë, më pak nacionalistë ose më pak të shqetësuar për sa i takon mbijetesës së tyre se sa Perëndimorët? Aspak. Ja pra, përse Kina do të imitojë SHBA dhe përpiqet të bëhet një hegjemon rajonal. Udhëheqja dhe populli kinez e mbajnë mend se çfarë ndodhi shekullin e kaluar, kur Japonia ishte e fuqishme dhe Kina e dobët. Në botën anarkike të politikës ndërkombëtare, është më mirë të jesh Godzilla se sa Bambi.

Eshtë e qartë, nga kujtesa historike se si do të reagojnë politikëbërësit amerikanë nëse Kina përpiqet të dominojë Azinë. Shtetet e Bashkuara nuk i tolerojnë konkurentët në pozita të barabarta. Siç demonstroi në shekullim 20, SHBA synon të mbetet i vetmi hegjemon rajonal i botës. Si rrjedhim, SHBA do të kërkojnë të përmbajnë Kinën dhe ta dobësojnë deri në pikën kur ajo nuk do të jetë më në gjendje të dominojë Azinë. NË thelb, SHBA ka gjasa të sillet kundrejt Kinës në të njëjtën mënyrë si u soll me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Bërthamoret ndryshojnë gjithçka

Zbignieë Brzezinski përgjigjet:

Si një studiues rastësor, fuqia e teorisë më lë shumë mbresa. Por teoria – të paktën në marrëdhëniet ndërkombëtare – i përket në thelb të kaluarës. Kur ndodh diՊka që nuk bën pjesë në histori, ajo shqyrtohet. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë në marrëdhëniet Kinë – SHBA.

Jetojmë në një botë krejt të ndryshme nga ajo në të cilën fuqitë hegjemonike mund të shkojnë në luftë pa e shfarosur si shoqëri njëra-tjetrën. Epoka bërthamore e ka ndryshuar politikën në një mënyrë e cila ishte evidente që gjatë konkurrencës sovjetiko-amerikane. Shmangja e konfliktit të drejtpërdreejtë në atë qëndrim pezull erdhi në pjesën më të mirë falë armatimeve që e bëjnë shfarosjen totale të shoqërive pjesë të dinamikës në rritje të luftës. Dhe fakti që kinezet nuk po përpiqen të shtien në dorë aftësitë ushtarake për të sulmuar SHBA do të thotë diçka, me siguri.

Nuk mund të paracaktosh mënyrën si sillen fuqitë e mëdha. Nëse gjermanët dhe japonezët nuk do të ishin sjellë në atë mënyrë, regjimet e tyre mund të mso ishin shkatërruar. Gjermanisë nuk iu kërkua të adoptojë politikën që zhvilloi në 1914. Në 1941, japonezët mund të kishin orientuar ekspansionizmin e tyre drejt Rusisë, dhe jo kundër Britanisë dhe SHBA. Nga ana e tij, lidershipi kinez duket më fleksibël dhe i sofistikuar se sa shumë prej aspirantëve të dikurshëm për statusin e fuqisë së madhe.

T’i tregosh SHBA derën

John J. Mearsheimer përgjigjet:

Ndarja që përmendni ju mes teorisë dhe realitetit politik është shumë e rëndësishme. Arsyeja përse privilegjojmë teorinë ndaj realitetit politik është se nuk mund të dimë se si do të jetë realiteti politik në 2025. Ju thatë se keni udhëtuar në Kinë kohët e fundit dhe keni folur me liderët kinezë që duken më të matur në lidhje me Taivanin. Kjo mund të jetë e vërtetë, por thellësisht irrelevante. Çështja është, se çfarë do të mendojnë në 2025 në lidhje me Taivanin udhëheqësit dhe populli kinez. Këtë nuk mund ta dimë. Kështu që, realitetet e sotëm politikë fshihen nga ekuacioni, dhe ajo që ka me të vërtetë rëndësi është teoria që vihet në punë për të parashikuar të ardhmen.

Ju argumentoni gjithashtu se dëshira e Kinës për rritje të vazhdueshme ekonomike e bën të pamundur konfliktin me ShBA. NJë prej arsyet kryesore përse Kina ka qenë kaq e suksesshme ekonomikisht gjatë 20 viteve të fundit është se nuk ka patur grindje me SHBA. Por një logjikë e tillë duhej të kish gjetur zbatim edhe me Gjermaninë përpara Luftës I Botërore dhe për Gjermaninë e Japoninë përpara Luftës II Botërore. Deri në 1939, ekonomia gjermane por rritej fuqishëm, e megjithëkëtë Hitleri e nisi Luftën II Botërore. Japonia e nisi konfliktin në Azi, pavarësisht rritjes së saj mbresëlënëse ekonomike. Sigurisht, ka faktor që nganjëherë tejkalojnë konsideratat ekonomike dhe bëjnë që fuqitë e mëdha të nisin luftëra – edhe kur kjo i dëmton ekonomikisht. Eshtë e vërtetë se Kina nuk ka fuqi ushtarake për t’u hedhur kundër SHBA. Por, kjo për sot. Edhe një herë, po flasim për situatën në 2025 apo 2030, kur Kina mund të ketrë muskujt e nevojshëm. Çfarë do të ndodhë atëherë, kur Kina ë ketë një GDP më të lartë dhe një fuqi më të madhe? Historia e fuqive të mëdha ofron një përgjigje të drejtpërdrejtë: Kina do të përpiqet të largojë amerikanët nga Azia dhe dominojë rajonin. Dhe nëse ia del mbanë, kjo do të ishte situatë idela për t’u marrë me Taivanin.

Fuqia e qëndrueshme e Amerikës

Zbignieë Brzezinski përgjigjet:

Si mund të largojë Kina SHBA nga Azia Lindore? Ose më saktë, si mnd të laregojë Kina SHBA nga Japonia? Dhe nëse SHBA largohen apo tërhiqen vetë nga Japonia, çfarë do të bënin japonezët? Japonia ka një program ushtarak mbresëlënës dhe, në pak muaj mund të ketë një armë të rëndësishme bërthamore. Sinqerisht, nuk mendoj se Kina mund të largojë SHBA nga Azia. Por edhe nëse e bën, nuk mendoj se do të ishte gati të jetonte me pasojat: një Japoni të fuqishme, nbacionaliste dhe me armë bërthamore.

Natyrisht, tensionet në lidhje me Taivanin janë rreziku strategjik më shqetësues. Por çdo planifikues ushtarak kinez duhet të marrë parasysh se nëse Kina pushton Taivanin, SHBA do të hynin në konflikt.

Nuk është një panoramë e këndshme

John J. Mearsheimer përgjigjet:

Nëse kinezët janë të mençur, nuk do të nisin një luftë tani. Nuk është koha. Ajo që duhet të bëjnë është të përqëdsnrohen në ndërtimin e ekonomisë së tyre deri në pikën kur ajo të jetë më e madhe se ekonomia e SHBA. Më pas, mund ta përkthejnë këtë forcë ekonomike në fuqi ushtarake dhe të krijojnë një situatë ku të jenë në gjendje të diktojnë kushtet shteteve të rajonit dhe t’u hapin telashe HSBA.

Nga pikëpamja e Kinës, do të ishte ideale të dominohet Azia dhe për Brazilin, Agjentinën apo Meksikën të bëhen shtete të fuqishëm që të detyrojnë SHBA të përqëndrohen në rajonin e tyre. Avantazhi i madh i SHBA është se aktualisht asnjë shtet në Hemisferën Perëndimore nuk është në gjendje të kërcënojë interesat e saj të mbijetesës apo sigurisë. Kështu që, SHBA është e lirë të bredhë nëpër botë duke hapur telashe në oborret e të tjerëve. Shtete të tjerë, përfshirë Kinën, kanë interes të hapin telashe në oborrin e SHBA, që kjo të përqëndrohet tek vetvetja. Panorama që përshkrova nuk është e bukur. Do të doja të tregoja një histori më optimiste në lidhje e të ardhmen, por politika ndërkombëtare është një biznes i rrezikshëm dhe jo i pastër.

•Zbignieë Brzezinski është këshilltar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

•John J. Mearsheimer është Profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Çikagos ku bashkëdrejton Programin për Politikën Ndërkombëtare të Sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›