E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: Dimë ta përballojmë presionin

Trajneri i Liverpulit vlerëson suksesin ndaj Blekbërnit dhe shpalos synimet për titullin në Premier Ligë

Me fitoren e arritur këtë javë kundër Blekbërnit në transfertë, me rezultatin 3 1, Liverpuli ruan vendin e parë në krye të renditjes në Premier Ligë. Për trajnerin Rafael Benitez kjo ndeshje ishte një test i përballimit të presionit që ushtrohet zakonisht mbi kryesuesit e kampionatit. Golat e shënuar nga Ksabi Alonso, Josi Benajun dhe Stivën Xherrard i dhanë Liverpulit tri pikë shumë të vlefshme. Ky ishte rezultati që priste edhe trajneri Benitez, pas dy barazimeve kundër Fulhamit dhe Uest Hemit. "E treguam që mund ta përballojmë presionin. Kur ke përpara një ndeshje të tillë, e di se mund të kesh probleme, por ne ishim më të saktë se në ndeshjet e tjera, dhe kjo është e rëndësishme në fund të këtij viti," - ka thënë Benitez. Skuadra e drejtuar prej tij ndodhet në vendin e parë të renditjes; për të është e rëndësishme që skuadra të luajë me besim te vetja dhe ta qarkullojë mirë topin. Liverpuli e qarkulloi gjatë topin në pjesën e parë, por nuk krijoi shumë raste për shënim. Pas shënimit të golit të parë, Liverpuli krijoi më shumë hapësira dhe më shumë mundësi për të shënuar. "Eshtë e rëndësishme që sulmuesit shënuan gol dhe më vjen mirë që shembulli i tyre ndiqet edhe nga mesfushorët. Nuk ka rëndësi se kush shënon," - ka shtuar Benitez, i cili la rezervë Robi Kinin dhe nuk e futi atë në lojë, as kur u dëmtua Rajën Babeli. Në vend të tij u aktivizua Nabil El Zhar, në një ndërrim që ishte me natyrë taktike. "Dirk Kajt po zhvillonte një ndeshje të mirë dhe më duhej një opsion tjetër në zona më të gjera, prandaj nuk zgjodha Robin." Ky ka qenë shpjegimi i Benitezit për ndërrimin e bërë. Alonso shënoi golin e parë në minutën e 68 të, pas një krosi të dhënë nga Xherrard. Benajun e dyfishoi epërsinë 11 minuta më vonë, me një aksion individual. Ai mori topin nga Kajt, shmangu Stefën Uornokun e Blekbërnit dhe goditi fort në cep të portës. Edhe pse Santa Kruz e ngushtoi diferencën në minutën e 86 të, Xherrard shtoi emrin e tij në mes të golashënuesve, duke realizuar golin e tretë në minutën e fundit të lojës. Blekbërni ka dhjetë ndeshje kampionati pa fituar dhe gjendet në zonën e rrezikuar për të rënë nga kategoria. 

Premier Ligë, java e 16-të

Dje

Uest Bromuiç - Portsmuth 1-1

Grining 41' / Krouç 54'

Everton - Aston Vila 2-3

Leskot 30', 89' / Siduell 1', Jang 54', 90'

Sot

(21:00) Uest Hem - Totenhem

Të shtunën

Fulhem - Man.Siti 1-1

Arsenal - Uigan 1-0

Blekbërn - Liverpul 1-3

Bolton - Çelsi 0-2

Hull - Midëllsbrou 2-1

Njukasëll - Stoke 2-2

Man.Utd - Sandërlend 1-0

Renditja

1.Liverpul 114124 937

2.Çelsi 113235 636

3.Man.Utd 94227 1031

4.Arsenal 92528 1929

5.Aston Vila 84425 1828

6.Hull 75424 2626

7.Portsmuth 65519 2323

8.Everton 64622 2522

9.Fulhem 55513 1220

10.Bolton 62818 1920

11.Uigan 54718 2019

12.Midëllesbrou 54716 2319

13.Stoke 54717 2719

14.Man.Siti 53830-2418

15.Uest Hem 53717 2218

16.Njukasëll 37619 2416

17.Totenhem 43817 2115

18.Sandërlend 43913 2515

19.Blekbërn 34917 2913

20.Uest Bromuiç 421012 2812

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›