Trofetë europiane i shkojnë Gomorra-s
Akademia Europiane e Filmit shpalli të shtunën më të mirët e kinemasë së kontinentit
Akademia Europiane e Filmit ka bërë publike më 6 dhjetor më të mirët e kinemasë për vitin 2008. Filmi më i mirë i edicionit të 21-të të Festivalit Evropian nuk ishte surprizë. Të gjithë e prisnin që ky të ishte “Gomorra” i regjisorit italian Matteo Garrone. Garrone rrëmbeu edhe çmimin si regjisori më i mirë i vitit. Për rolin e tij po në të njëjtin film Toni Servillo mori çmimin aktori më i mirë. Aktorja më e mirë u vlerësua Kristin Scott Thomas, për rolin e saj në “Të kam dashur për shumë kohë”, (Il y a longtemps que je t’aime”. Skenaristët më të mirë të vitit u cilësuan Maurizio Braucci, Ugo Chiti, Gianni di Gregorio, Matteo Garrone, Massimo, për filmin “Gomorra”. Çmimikinematografik “Carlo di Palma” i shkoi Marco Onoratopo për “Gomorrën”. Për realizimin e kostumeve në filmin “Katyn”, polakes Magdalena Biedrzycka iu akordua çmimi“Prix D’excellence”. Kompozitori më i mirë evropian për vitin 2008 u cilësua Max Richter, për muzikën e kompozuar për filmin “Waltzwith bashir”. Zbulimi europian këtë vit është filmi “Hunger”, regjisorit Steve McQueen. Çmimin e kritikës e mori Abdellatif Kechiche, për “Sekreti i kokrrës së grurit” (La graine et le mulet). Dokumentari më i mirë ishte “Rene” i Helena Trestikova ndërsa filmi i shkurtër më i mirë “Frankie” i Darren Thornton. Çmimi i karrierës i shkoi Dame Judi Dench dhe çmimi për kontributin në kinemanë botërore i është dhënë Srren Kragh-Jacobsen, Kristian Levring, Lars von Trier, dhe Thomas Vinterberg. Për publiku filmi më i mirë i vitit ishte ”Harry Poter dhe urdhri i Feniksit”.
Ceremonia e dhënies së çmimeve të Akademisë Europiane u mbajt në Kopenhagen.