Mançester Siti "tundon" Riberinë
Ditët e fundit po qarkullojnë disa zëra, sipas të cilave, ylli i Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, ka ndër mend të largohet nga skuadra bavareze në janar, për t'iu bashkuar skuadrës së Premier Ligës, Mançester Sitit. Siti është në kërkim të lojtarëve me përvojë, për ta përforcuar ekipin në merkaton e janarit, dhe me milionat e ofruara nga pronarët e rij arabë të kompanisë Abu Dhabi United Group, ka shumë mundësi që në janar kjo skuadër të bëjë disa blerje të bujshme. Riberi thuhet se është i pakënaqur te Bajerni, skuadër në të cilën, sipas asaj që i atribuohet Riberisë, mungojnë elementët cilësorë. Kjo lëvizje drejt Sitit mund të jetë edhe një rrugëdalje për Riberinë. Megjithatë, këto fjalë janë vetëm spekulime për momentin, pasi në intervistat që ka dhënë, Riberi shfaqet e qetë dhe i lumtur, për të mos përmendur ecurinë e mirë të Bajernit në Bundesligë, si dhe fitoren ndaj kryesuesve të premten. Futbollisti francez ka qenë shumë pranë transferimit te Liverpuli, përpara se të shkonte në Allianz Arena; Arsenali, Totenhem Hotspuri dhe Liverpuli kanë qenë të interesuara për shërbimet e 25 vjeçarit. Kostoja e këtij transferimi, që nuk është aspak problem për trajnerin Mark Hjuxhs të Sitit, mund të jetë rreth 23 milionë euro, por mund të jetë ndoshta pak më e lartë, duke ditur që Siti ka për të shpenzuar. Riberi ka luajtur në Bundesligë edhe vitin që shkoi, kur u transferua për 20 milionë euro nga Olimpiku i Lionit te kampionët e Gjermanisë. Deri tani ai ka luajtur 37 ndeshje për Bajernin, duke i ndihmuar të fitojnë kampionatin, si dhe ka shënuar 17 gola.