E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia përgatitet për protesta të reja

Greqia përballet sot me protesta për të tretën ditë rresht pas vrasjes së një 15 vjeçari nga policia të shtunën. Ngjarja ka shkaktuar protesta në mbarë vendin dhe protestuesit kanë shkaktuar dëme të mëdha e janë përplasur me policinë.

Korrespondenti i BBC-së në Athinë thotë se këto janë qenë trazirat më të mëdha për shumë vite në vend. Edhe pse gjatë natës situata ishet e qetë, ato nuk po japin shenja se po shuhen. Por nëse fillimisht ato ishin pasojë e indinjatës spontane, tani protestat po tregojnë shenja se po acarohen politikisht.

Presion politikPartitë e opozitës duan të shtojnë persionin mbi qeverinë që është shumë e ekspozuar. Partia Komuniste greke ka bërë thirrje për një protestë masive në një park të Athinës dhe të njëtën gjë ka bërë dhe një parti tjetër, Koalicioni i së Majtës. Partia kryesore në opozitë, ajo Socialsite, u ka bërë thirrje grekëve që të dënojnë qeverinë, edhe pse forumi i saj rinor ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Mbyllen universitetetShumica e përplasjeve ka ndodhur në universitete në mbarë vendin dhe në to kanë qënë të përfshira studentët. Atyre u është lejuar pjesëmarrja në protesta nga tutorët, sepse profesorët kanë njoftuar se do të braktisin auditoret për tre ditë, duke filluar nga dita e sotme. Minisitri i brendshëm Prokopis Pavlopoulos ka thënë se e kuptonte indinjatën e popullit, port ka dënuar dhunën e cila sipas tij, po dëmton paqen sociale dhe pronat e njerëzve të pafajshëm. Ndërkohë është bërë i ditur emri i viktimës. Ai është 15 vjeçari Alexandros Grigoropoulos. Ndaj një polici është ngritur aktakzuza për vrasje dhe ndaj një polici të dytë, si bashkëpunëtor në të. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›