Paris Seint Zhermen eshte terhequr nga gara per Karlos Tevez

“Kemi paraqitur një ofertë të vlefshme, por nuk gjetëm akordin. Kjo bën që gjithçka të ketë përfunduar”. Në këtë mënyrë, drejtori sportiv i Paris Seint Zhermenit, Leonardo konfirmoi tërheqjen e klubit francez nga gara për blerjen e Karlos Tevez.
Drejtuesi brazilian i PSG-së bëri të ditur për mediat se sulmuesi I Mançester Sitit nuk do të transferohet në kryeqytetin francez. Mungesa e akordit, edhe pse parizienët ishin të gatshëm të paguan rreth 37 milionë euro për lojtarin, erdhi për shkak se argjentinasi vazhdon të preferojë Milanin.
Leonardo theksoi gjithashtu se PSG-ja nuk ka ndërmend të bëjë “çmenduri” për të plotësuar kërkesat e Tevez, duke deklaruar se “klubi nuk do ta teprojë me ofertën dhe ka vendosur ta mbyllë me kaq”.
Ai sqaroi edhe se skuadra franceze nuk po mendon të blejë as mesfushorin e Realit të Madridit, Kaka dhe sulmuesi e Internacional Porto alegres, Leandro Damiao. Tashmë, PSG-ja i ka hedhur sytë nga mesfushori i Interit, Tiago Mota dhe mbrojtësi Aleks, të cilët mbeten alternative, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Tërheqja e klubit të Ligës së Parë nga gara favorizon Milanin. Galiani ka theksuar se te kuqezinjtë do të afrohet vetëm njëri ndërmjet Tevez dhe Maksi Lopez, por është e qartë që “Apashi” është zgjedhja e parë. Për të bindur Sitin, “Djalli” ka propozuar huazimin për 10 muaj, nga 4 që ishte oferta e mëparshme, ndërsa më pas mbetet për t’u zgjidhur edhe çështja e rrogës së argjentinasit.