Premierliga e Irlandes se Veriut dy gola nga goditje kendi

Në Premierligën e Irlandës së Veriut ka ndodhur një prej atyre episodeve që regjistrohen rrallë-herë në futboll. Duke shfrytëzuar erën e fort në favor, Pol Ouens i skuadrës Kolerain arriti të shënonte dy gola nga goditja e këndit në ndeshjen e fundjavës që kaloi kundër Glenavon.
Ndërkohë që Kolerain ishte në disavantazh 1-0, në stadium nisi një erë e fortë, të cilën Ouen e përdori në favorin e tij, duke realizuar me sukses dy herë atë që çdo lojtar tjetër ka tentuar ta bëjë të paktën një herë, duke e dërguar topin direkt në rrjetë nga pozicion thuajse i pamundur.
Por, përveç kushteve atmosferike, mesfushori shfrytëzoi edhe pasiguritë e portierit kundërshtar. Në fakt, goli i parë i shënuar nga goditja e këndit erdhi krejt rastësisht: pasi harkimi i tij i lartë, shtyhet në rrjetë nga era, që nxjerr jashtë loje “gardianin” e Glenavonit.
Me kalimin e minutave, Ouens e përdori sërish “hilenë” me sukses, duke vulosur fitoren 3-1 të skuadrës së tij, që më parë kishte kaluar në avantazh me golin e Kaning.
Mesfushori për pak sa nuk realizoi edhe tregolëshin historik, nga një tjetër goditje këndi, megjithatë, në rastin e tretë portieri kundërshtar, Devid O'Hari arriti më në fund ta neutralizonte goditjen.
Me fitoren e regjistruar falë dy golave të pazakontë të Ouens, Kolerain konsolidoi pozitat në vendin e katërt të klasifikimit në elitën e futbollit të Irlandës së Veriut.