E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray heq dorë nga Shaqiri

Galatasaray ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri. Shuma e kërkuar nga Baseli duket të jetë e papranueshme për gjigantin nga Stambolli. “Ne nuk mund t’i bëjmë ballë shumës së kërkuar për transferimin e Shaqirit”, ka konfirmuar nënkryetari i klubit turk, Ali Dürüst.

Vetëm një ditë më parë, drejtuesit e Galatasarayt kishin konfirmuar se bisedimet me Baselin për Xherdan Shaqirin kishin rezultuar me arritje të marrëveshjes për transferimin e futbollistit gjilanas në Stamboll.

Gallata e kishte bërë një ofertë prej 10 milionë euro në fillim, por që ishte refuzuar më pas nga kampioni zviceran. Më pas, turqit e kishin rritur ofertën në 12 milionë, ndërsa flitej se ata ishin të gatshëm t’i ofronin edhe 14 milionë euro, por ato janë konsideruar si të pamjaftueshme për Baselin.

Shaqiri ndërkohë pëlqehet nga klube të njohura evropiane si Manchester United, Liverpool, Hamburg, Bayern Munich, Juventus, Inter, Milan, Roma, Dinamo Kiev etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›