Scholes beson në titull

“Nuk mendoj se kam pasur efekt të madh. Të dyja ekipet, si ne, ashtu edhe City, fituam, kështu që ende jemi njëjtë. Mendoj se ne e patëm një ndeshje më të vështirë, ndaj Arsenalit, pasi luajtëm jashtë, por i rrëmbyem tri pikë. Kanë mbetur edhe tre muaj deri në fund të sezonit dhe shpresoj që të jemi në vendin e duhur, kur të përfundojë sezoni”, deklaroi ish përfaqësuesi anglez për Sky Sports News.
Scholes shton se United duhet të koncentrohet në ndeshjet e veta dhe jo të përqendrohet në atë se çka bën rivali, City. Ai shpreson ta ndihmojë Manchesterin që ta fitojë titullin e 20-të.
“Ne shpresojmë, ky është plani ynë. Është e qartë se City po luan mirë për momentin, por ne jemi vetëm tri pikë prapa dhe deri në fund të sezonit mund të ndodhin shumë gjëra. Ne duhet ta shikojmë veten dhe të arrijmë rezultate të duhura”, përfundoi veterani Scholes.