E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, i ndërtuar për sukses

Mesfushori Andrea Pirlo është optimist se Juventus do të jetë në gjendje të luftojë për të gjithë titujt këtë sezon falë fushatës së suksesshme të përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe pse klubi nuk solli yllin e premtuar në sulm, Pirlo është i kënaqur me futbollistët që i janë bashkuar kampionit të Italisë. “Kaluam një sezon të mirë më 2011-12”, deklaroi ish plejmejkeri i Milanit për Sky Sport Italia.

“Klubi ka bërë disa përforcime të shkëlqyeshme me të cilët do të luftojmë në të gjitha garat dhe besoj se jemi në gjendjen më të mirë të mundshme. Kemi filluar sezonin me synim të paraqitemi mirë në të gjitha garat”, u shpreh ai. Juventus gjatë verës u përforcua me ardhjen e Kwadwo Asamoah, Mauricio Isla, Sebastian Giovinco, Lucio, Nicklas Bendtner dhe Paul Pogba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›