E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga burgu vajza që denoncoi përdhunuesin

27/01/2005  Gjyqtarja Enkela Bajo dje në orët e vona të pasdites ka vendosur lirimin e të pandehurës Marsela Pjetërgjoka, e arrestuar me akuzën e bashkëpunimit në disa përdhunime, kryer nga i dashuri i saj. Kërkesën për të liruar Marselën e bëri avokati mbrojtës, Pelivan Luçi. Edhe prokurori i çështjes ishte dakord për të ndryshuar masën e arrestit për vajzën e përdhunuar dhe të akuzuar njëkohësisht. Nga arresti me burg, ku ishte siguruar e pandehura prej gati një muaji, dje kaloi në masën e arrestit detyrim për paraqitje. Dje nga ana e gjyqtares u bë edhe seanca e dytë e sigurimit të provës, midis Marsela Pjetërgjokës dhe të pandehurit Eldon Hima. Ndryshimi i masës së arrestit erdhi si pasojë e pendesës së vajzës dhe dhënies së informacionit prej saj në favor të akuzës. E pandehura dhe e dëmtuara, njëkohësisht ka treguar para gjykatës se djali që ajo dashuronte e kishte përdhunuar. Jo vetëm kaq, por Eldon Hima kishte arritur të shtinte në dorë edhe 18 vajza të tjera, duke përdorur të dashurën si karrem. Në seancën e djeshme të sigurimit të provës, i pandehuri Hima ka kundërshtuar me forcë deklarimet e bëra nga Marsela. Ai është shpehur se me vajzën nga Tropoja ka patur marrëdhënie dhe historinë e përdhunimeve ajo e ka sajuar si hakmarrje pas braktisjes. Megjithatë një provë për Prokurorinë është edhe denoncimi i një tjetër vajze të përdhunuar nga Hima. Është një vajzë adoleshente, e cila, pasi është gënjyer nga i pandehuri, është përdhunuar në sy të Marsela Pjetërgjokës. Pra dje, Marsela la dhomat e burgut për t'u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në dy javë. E mbante si të dashur, por në disa raste e përdorte për të shtënë në dorë vajza të tjera. Marsela ka hedhur një lumë akuzash kundër Himës, ndërsa ky i fundit ka bërë kundërshtimet e tij. Hima i ka thënë Prokurorisë se me vajzën që pretendon se është përdhunuar, ka patur marrëdhënie të rregullta. Ka qenë e mitura ajo që i është bindur urdhrave të Himës për ta lidhur me femra të tjera. Jo vetëm kaq, por i pandehuri, i arrestuar që prej disa javësh, kryente marrëdhënie në grup. Ai qëndronte në një lokal dhe kur shihte ndonjë femër që e njihte shoqja e tij, dërgonte këtë të fundit për t'i mbushur mendjen. Marsela Pjetërgjoka ka qenë në disa raste dëshmitare e përdhunimit të shoqeve të saj nga Hima. Familja e Marselës ka marrë avokat mbrojtës, Pelivan Luçin, i cili pretendon se klientja e tij nuk ka gisht me përdhunimin e vajzave të tjera. Kundër të dashurës është hedhur edhe Eldon Hima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›