Benitez, “mjeshtri evropian”
05/05/2005 Trajneri spanjoll ka krijuar bindjen e plotë se eksperienca e tij në Ligën e Kampioneve nuk do t’i sjellë aspak frikë Liverpulit, në finalen e Stambollit
Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka treguar edhe një herë se në Ligën e Kampioneve zotëron intuitën e duhur. Ashtu siç ka bërë me Valencian, ai ka ngjitur në majën e suksesit edhe skuadrën angleze që është duke drejtuar aktualisht. Fitorja me rezultatin e ngushtë, arritur në “Anfilld Roud”, kundër Çelsit të Murinjos ka filluar të rrisë ndjeshëm optimizmin në kampin e kuq, ndonëse askush nuk e priste një kalim në finalen e madhe të Stambollit. Por, menjëherë pas suksesit të arritur kundër bluve, trajneri spanjoll ka theksuar se Liverpuli nuk i trembet asnjërës nga skuadrat që mund të përballet në finale. Ai ka pranuar se deri më tani, skuadra është quajtur si inferiore, në krahasim me emrat e mëdhenj që kanë parakaluar në Ligën e Kampioneve, megjithatë sipas tij, gjithçka mund ta vendosë, vetëm përballja në fushën e blertë. Kështu, duke u nisur nga fakti i eliminimit të skuadrave pretendente për këtë kompeticion, si Juventusi apo Çelsi, Benitez ka ngulur këmbë se skuadra e tij është gati për betejën e sjelljes në “Anfilld Roud”, të trofeut të pestë për historinë e klubit të kuq. “Në çdo takim që kemi zhvilluar në Ligën e Kampioneve, ata që kanë qenë favoritë karshi nesh, janë eliminuar- ka komentuar Benitez. Kështu që, unë do të ndihesha shumë i kënaqur sikur të përballeshim edhe një herë në finalen e madhe me këtë traditë tepër të veçantë. Na duhet të jemi të duruar, në mënyrë që të mos krijojmë kurrëfarë paniku për kundërshtarët tanë. Kuptohet që Milani do të jetë një kundërshtar mjaft i fortë për t’u mposhtur, pasi të gjithë e dinë eksperiencën e kësaj skuadre. E megjithatë, përse të mos fitojmë? Derisa kemi fituar kundër Bajer Leverkusenit, Juventusit dhe Çelsit, përse të mos triumfojmë edhe përballë kuqezinjve? Tani në futboll të gjithë kemi kuptuar se gjithçka është e mundur, nëse punon fort për t’ia arritur qëllimit. Kushdo që zbret në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, do të synonte vetëm fitoren. Për më tepër fitorja ndaj Çelsit na ka rritur më shumë besimin te vetja edhe pse në kampionat nuk i kemi punët mirë. Sidoqoftë do të përpiqemi që të ngjitemi me çdo kusht në vendin e katërt”.