“Raiffeisen“ do të hapë dhe 5 degë të tjera në Tiranë

05/05/2005 “Raiffeisen“ degë të re në Laprakë
“Raiffeisen ka hapur degën e re në Laprakë për më shumë se 50 mijë banorë, të cilët do të kenë mundësinë e shërbimit bankar pa qenë nevoja të dalin jashtë lagjes së tyre. “Raiffeisen Bank“ ka investuar rreth 80.000 euro për ngritjen e degës së re, e cila ka një pozicion tepër strategjik dhe ndodhet në periferi të Tiranës, shumë pranë doganës dhe vetëm 40 kilometra larg Durrësit, doganës portuale më të madhe në vend. “Hapja e kësaj dege e çon numrin e degëve të bankës ’Raiffeisen’ në 85 në të gjithë vendin. Dhe Lapraka është e para nga 6 degët që ne do hapim në pak muaj, 5 nga të cilat do të jenë në Tiranë”, deklaroi Steven Grunerud, drejtor Ekzekutiv i “Raiffeisen Bank“ gjatë ceremonisë së përurimit. Drejtori i ”Raiffesien”, duke folur për politikën e bankës që drejton, deklaroi se banka e tij do të jetë më agresive në hapjen e degëve të reja dhe ofrimin e shërbimit bankar në shumë pika të kryeqytetit. ”Në qoftë se një vit më parë investuam 4 milionë euro kredi për degët dhe sistemin kompjuterik, këtë vit investimet do të arrijnë në 14 milionë euro”, tha Grunerud. ”Raiffeisen” në fund të vitit 2004 numëronte 84 degë në të gjithë Shqipërinë, ku në një pjesë rajonesh, ne jemi e vetmja bankë që ofron shërbime për komunitetin. ”Raiffeisen” do të investojë rreth 3.5 herë më shumë se vitin e kaluar në sistemin e informacionit si dhe në hapjen e degëve të reja, duke e çuar numrin e tyre në fund të vitit 2005 në 90.