E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tregtia me Kinën pa tatim të dyfishtë

05/05/2005  Tatimi i dyfishtë do të hiqet me 18 vende me të cilat Shqipëria e ka të lartë shkëmbimin tregtar

Tregtarët kinezë që sjellin produkte në Shqipëri, apo ata pak tregtarë që çojnë prodhimet “Made in Albania“ në Kinë, nuk do të paguajnë më tatim të dyfishtë. Tatimi që ishte i detyruar të paguhej në të dy pikat doganore, është hequr dhe tashmë tregtarët do të paguajnë tatim-fitimin, që është më i ulët. Ratifikimi i marrëveshjes në parlament u jep më tepër lehtësira fiskale tregtarëve që kanë përfaqësi apo ekskluzivitete në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Gjithsesi duket se tatim-fitimi më i ulët është në Kinë, ku tregtarët paguajnë 22 për qind, ndërkohë që në Shqipëri është 23 për qind. Kështu, edhe tregtarët shqiptarë mund të zgjedhin të paguajnë tatim-fitimin në Kinë, duke shpëtuar një pikë nga taksat e tatimit mbi fitimin. Jo vetëm kaq, por tashmë kjo taksë nuk do të paguhet në të dy vendet. Duket se marrëveshjet e reja të heqjes së tatimit të dyfishtë do ta angazhojnë Shqipërinë me 18 vende të botës, ku duket se shkëmbimet tregtare janë më të larta. “Shqipëria ka marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me 18 vende të rajonit e më gjerë”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Burime nga kjo drejtori kanë konfirmuar se pritet që të rriten në mënyrë të ndjeshme të ardhurat doganore dhe të ulet evazioni fiskal, duke u krijuar lehtësira që janë të njohura në praktikën e të gjitha vendeve të zhvilluara. “Heqja e tatimit të dyfishtë, e thënë në gjuhën fiskale, është mjaft e njohur në vendet evropiane dhe ato të komunitetit, sepse duke hequr barrierat fiskale dhe uniformizuar trajtimin tatimor të individëve apo kompanive të secilit vend në vendin tjetër, luftohet evazioni”, bën të ditur DPT-ja. Drejtoria e Tatimeve ka përdorur parimin e rezidencës, sipas të cilit u jepet e drejta subjekteve të paguajnë detyrime tatimore dhe doganore atje ku kanë vendqëndrimin. Gjithashtu në hartimin e marrëveshjes është marrë për bazë dhe mbarimi i burimit, sipas të cilit të ardhurat apo fitimet në një shtet duhet të tatohen në këtë shtet, pavarësisht nëse subjekti tatimpagues është ose jo resident i këtij shteti. Në këto kushte, individët apo shoqëritë që ushtrojnë aktivitet dhe realizojnë të ardhura në një shtet tjetër, tatohen dy herë.

36.9 milionë USD

importe

4.49 milionë USD

eksporte

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›