Benitez, mos u anko!

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka reaguar shpejt ndaj sugjerimeve të bëra nga Rafael Benitez se stafi mjekësor dhe trajnerët kondicionalë kanë penguar punën e tij në klub.
Të shtunën, Benitez tha për BBC Football Focus se nuk mund të kontrollonte gjithçka dhe ishte i befasuar kur mësoi se dy futbollistë kishin ngritur pesha pa lejen e tij para gjysmëfinales në Kampionatin botëror të klubeve në dhjetor. Strategu spanjoll ishte shkarkuar më vonë gjatë atij muaji dhe u zëvendësua nga Leonardo.
“Të themi se duke pasur parasysh rezultatet e fundit të Interit, kemi pritur se do të ketë një reagim nga Benitez. Nuk kam biseduar rreth kësaj me doktorët tanë, por mendoj se ai është paksa i lënduar nga këto komente. Doktor Combi është njëra prej pikave më të fuqishme në klub, edhe nëse Benitez ka menduar ta fajësojë atë për lëndimet. Fatkeqësisht për të, kjo nuk qëndron”, tha Moratti për mediet italiane.
I pyetur nëse ishte i befasuar nga lëndimet e vazhdueshme të sulmuesit Diego Milito, Moratti bëri shaka: “Janë lutjet e Benitezit. Fatkeqësisht është diçka që duhet të përcjellim me vëmendje”.