Dëshpërimi gjerman

“Italia mbetet një kundërshtar që ngjall frikë”. Titulli i të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung është përmbledhje e mirë e komenteve nga mediet gjermane, pas barazimit 1-1 me Azzurrët në miqësoren e zhvilluar në Dortmund të mërkurën.
Në Gjermani, para përballjes, ekzistonte një bindje e përgjithshme se këtë herë ekipi i Joachim Loew do të ndërpresë serinë negative që zgjat 16 vjet për fitore përballë Italisë. Madje, sipas tyre, italianët zhvillojnë një futboll të vjetruar dhe në krizë. Por, nuk doli të jetë kështu.
Dëshpërimi u shfaq përsëri. “Kombëtarja gjermane nuk arrin më të fitojë kundër Italisë as në përpjekjen e pestë nga viti 1995, rezultati 1-1 e ndali triumfin gjerman”, vazhdoi Frankfurter. Ndërsa Die Welt hyri në shpjegime të arsyet së paraqitjes dëshpëruese të ekipit nikoqir.
“Kombëtarja gjermane nuk e ka marrë seriozisht ndeshjen, ashtu siç duhej”, shkroi e përditshmja nga Berili për të cilën “barazimi kundër Italisë është i pranueshëm, asgjë më tepër. Në Dortmund dështoi prova e seriozitetit. Në kohën e kualifikimeve për një kampionat botëror ose kampionat evropian, tre prej katër ndeshjeve janë përballje me skuadra dukshëm më inferiore, andaj një takim me një skuadër të madhe është provë e mirë gjenerale për momentet e rralla ku ndeshen ekipe të shkallës më të lartë”.
Nga komentet e dy prej të përditshmeve që konsiderohen “serioze” për dallim nga tabloidi Bild, ndryshon leksiku, por jo edhe rëndësia. “Jogi (Low), pse nuk arrijmë kurrë që t’i mposhtim?” ishte pyetja e Bildit për selektorin e Gjermanisë, Joachim Loew. Në votimet e Bildit pak italianë si Cassano, De Rossi, Thiago Motta, Chiellini e Buffon që morën notat 3 të barabarta me vlerësimin e përgjithshëm 6.5.
Për të gjithë të tjerët 4, që do të thotë 6. Revista sportive Kicker në vlerësimin e saj për Italinë foli për debutimin e Thiago Mottas, ndërsa lavdëron paraqitjen e De Rossit dhe Cassanos. Tabloidi bavarez Abendzeitung ishte më optimist dhe paraqitjen e Gjermanisë e vlerësoi si “me fantazi” dhe “pothuajse e përkryer”.
Një tjetër të përditshmeje të famshme bavareze TZ, nuk i mbeti asgjë tjetër përveç të urojë: “Një ditë do t’i mposhtim italianët”.