E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, numri 1 në botë për pasuri

Gjysmë miliardi euro, thuajse të ardhurat kompleksive të një vendi të mesëm afrikan. Kjo është shifra astronomike e parave që lëviz Reali i Madridit. Shoqëria e Florentino Perez konfirmohet klubi më i pasur në botë për vitin e gjashtë radhazi. Këtë e tregon studimi i studios Deloitte dhe që bazohet në punët e 20 klubeve më të mëdha të botës.

Real Madridi mbetet klubi që, në botë, gjeneron shifrën më të madhe të parave me 438.6 milionë euro, përpara Barcelonës që konfirmohet në vend të dytë me 398.1 milionë euro. Në vend të tretë është Mançester Junajtid me 349.8 milionë. Ndjekin Bajerni i Mynihut (323 milionë), Arsenali (274.1 milionë) dhe Çelsi (255.9 milionë). Për të gjetur një skuadër italiane duhet të zbresësh në vendin e shtatë, që mbahet nga Milani me 235.8 milionë, përpara Liverpulit me 225.3 që është në vend të tetë.

Në top dhjetë skuadrat janë edhe dy ekipe të Serioe A: Interi me 224.8 milionë dhe Juventusi me 205 milionë euro, që mbajnë përkatësisht vendin e nëntë dhe të dhjetë. Zbret Roma, e tetëmbëdhjeta me një rënie prej 16% të të ardhurave. Në rritje të ndjeshme Mançester Siti, që ka kaluar nga vendi i 20-të në sezonin e shkuar në të 11-tin. Shtatë nga 20 klubet e Football Money League janë angleze, Gjermania e Italia përfaqësohen nga katër klube. Ndjekin Spanja me 3 dhe Franca me dy ekipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›