E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez, zëvendësuesi i Murinjos

Inter

Interi po mendon për zëvendësuesin e Zhoze Murinjos në krye të stolit. Duket se drejtuesit zikaltër e kanë gjetur trajnerin e mundshëm: bëhet fjalë për Rafa Benitez, i cili vetëm pak kohë më parë ka negociuar me Juventusin. Sipas tabloidit “The Sun”, negociatat fillestare janë zhvilluar, edhe pse Masimo Morati nuk duket plotësisht i bindur për qëndrimin e Murinjos. Në Spanjë vazhdojnë të flasin me siguri se Florentino Perez po e pret me krahët hapur teknikun portugez te Reali i Madridit. Për ta bindur që të transferohet në Spanjë, “merengues” po përgatisin blerje të tjera të mëdha, ku objektivat janë dy yjet e çelsit, Lampard dhe Drogba.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›