E Shtunë, 31 Tetor 2026

Double Çelsi, vjen edhe Fa Cup

Angli

Karlo Ançeloti fiton titullin e dytë sezonal dhe i dhuron çelsit “dopietën” e parë në histori. Diçka të tillë me blutë nuk e kishte arritur as Zhoze Murinjo, trajneri më i suksesshëm në “Stemford Brixh”. Vetëm gjashtë ditë pas festës së fitores në Premiership, londinezët triumfuan edhe në finalen e FA Cup në “Uembli”, ku mposhtën 1-0 Portsmuthin. Në të 56-ën, skuadra e Avram Grant kishte shansin të shënonte pas një penalltie ndaj Dindan, por Boateng gaboi. Vetëm tri minuta më pas ishin blutë ata që nuk shpërdoruan, duke zhbllokuar shifrat me goleadorin Didië Drogba. Kjo ishte rrjeta e 30-të për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. Skuadra e Ançelotit kishte shansin që të dyfishonte rezultatin, por në të 88-ën Lampard gaboi një 11-metërsh, të cilin e kishte fituar vetë. Ky është triumfi i gjashtë i çelsit në Fa Cup, trofe të cilin blutë e fituan për herë të tretë në katër vitet e fundit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›