E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Boksit

Autori i Lajmit: RedaksiaFederata Shqiptare e Boksit, dje, zhvilloi Asamblenë e Zakonshme Vjetore. Në këtë mbledhje u bë analiza e aktiviteteve të vitit 2009, si dhe u miratua kalendari i aktiviteteve për vitin 2010. Gjithashtu, Asambleja bëri edhe zgjedhjen e Presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Boksit, pas kërkesës së tërheqjes së presidentit Paulin Sterkaj. Dy kandidaturat e reja ishin Ismail Kovaçi dhe Shpëtim çilotaj. Pas votimit rezultoi fitues Shpëtim çilotaj. Ky i fundit arriti të merrte 21 vota, ndërsa z. Kovaçi mori vetëm 2 të tilla
Ky lajm është publikuar: 20/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›