Bent përforcon Aston Villan

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 19:05
Darren Bent është përforcimi më i ri i Aston Villas. Klubi nga Birmingham i ka siguruar shërbimet e sulmuesit anglez të Sunderland për 18 milionë funte (mbi 20 milionë euro).
Sulmuesi kryesor i “Maceve të Zeza” në vitet e fundit ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me ekipin e Gerard Houllier, i cili po kalon momente të vështira këtë sezon.
Kjo është njëra prej blerjeve më të kushtueshme të Aston Villas dhe njëkohësisht shitja më e bujshme në histori të Sunderlandit.