Benzema, emri i radhës në listën e dëshirave të çelsit
Janë të shumtë emrat e përfolur kohët e fundit mbi preferencat e trajnerit Karlo Ançeloti në repartin e sulmit. Tekniku italian është vënë në kërkim të një pasardhësi të denjë dhe afatgjatë për sulmuesin kryesor të ekipit, Didier Drogba.Përveç sulmuesit francez që u transferua nga Olimpiku i Lionit për te reali i Madridit gjatë merkatos së verës (por që nuk po arrin të përshtatet mirë në “Bernabeu), në listën e Çelsit janë edhe emra të tjerë të njohur, si Serxho Aguerro, David Vila apo sulmuesi italian i Sampdorias, Xhampaolo Pacini.