E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzi përplas adoleshenten, hetim për shoferin

SHKODËR - Një 17-vjeçare nga rrethi i Shkodrës është përplasur nga një automjet teksa adoleshentja po ecte në këmbë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Burime zyrtare të policisë së Shkodrës thanë se “17-vjeçarja E. P., lindur dhe banuese në komunën Bushat të Rrethit të Shkodrës, u përplas dje nga një makinë tip ‘Benz’, me targa të huaja BD 542 H B, që drejtohej nga shtetasi Agustin Qarri, 52 vjeç”. Të njëjtat burime saktësuan se aksidenti ndodhi te kthesa e Bushatit, pranë superstradës Shkodër-Lezhë. Sipas burimeve, vajza e aksidentuar u dërgua me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

19 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›