E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi violinën në TOB, arrestohet në Vlorë

Tiranë - Seksioni Kundër Vjedhjeve të Tjera, mbi bazën e një kallëzimi të deponuar, filluan procedimin penal në lidhje me vjedhjen e ndodhur te Teatri i Operas dhe Baletit të një instrumenti muzikor. Kështu, në sajë të veprime të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u bë identifikimi i autorit, i cili është shtetasi Albion Lika, 20 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ndërkohë ky shtetas rezulton të jetë i arrestuar nga Komisariati i Policisë Vlorë për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”. Në këtë kuadër nga ky seksion dërguan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të lidhur të gjitha procedimet në ngarkim të tij.

19 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›