Në një vit u çvarrosen 87 kufoma

21/05/2005 Ekspertime për 659 raste të përdormit të drogës dhe 177 të "çmendur"
TIRANË – Vrasje të pafundme. Familje që, pasi bëjnë nderimet e fundit të të dashurve të tyre, pyesin veten përse ndodhi. Kërkojnë shkakun dhe, pasi gjejnë një dritë të vogël jeshile, i drejtohen mjeksisë ligjore për ndihmë. Në shkallë vendi, specialistët e mjeksisë ligjore kanë kryer çvarrime të shumta me urdhër të prokurorisë dhe policisë. Por, kjo gjë është bërë atëherë kur e kanë kërkuar familjarët. Është dashur të përcaktohet shkaku i vrasjes, armë me të cilën është qëlluar, apo mënyra se si ka ndodhur. Përveç vrasjeve, që dihet se kanë qenë të tilla, janë çvarrosur edhe kufoma, të cilave u është mbyllur kapaku si të vetëvrarë. Në këtë periudhë për të cilën janë nxjerrë edhe shifra, mësohet se janë kryer ekspertime të dokumenteve të çështjes në 206 raste, 95 prej të cilave në raste vdekje. Janë kryer ekspertime toksikologjike në 659 raste, e 1470 prova materiale.
2004
Mësohet nga mjekësia-ligjore, se për vitin 2004 janë kryer ekspertime të kufomave në raste vrasje, vetëvrasje dhe aksidente si dhe vdekje të papritura. Numri i ekspertimeve është regjistruar në 894 raste. Nga këto, 87 raste kanë qenë çvarrime dhe kufoma të dekompozuara. Kjo e fundit është quajtur edhe një punë tepër e rëndë bërë nga ana e mjekëve të mjeksisë ligjore. Jo vetëm kaq, por ata shprehen se kanë patur edhe një përgjegjësi më tepër, pasi bëhet fjalë për të përcaktuar qartë shkakun. Ka patur raste që janë bërë ekspertime edhe të kufomave të skeletuara. Po kështu nga grupi i mjekëve ligjorë, në të gjithë vendin janë kryer ekspertime trupore në 4012 raste. Specialistët janë të ndarë me fusha. Prapa në punë nuk kanë mbetur edhe ata që kanë kryer ekspertimet e dokumenteve të ndryshme.
Psikikët
Mjekët psikiatër nuk kanë qenë më pas me rastet e ekspertimeve këtë vit. Nga ana e avokatëve mbrojtës dhe në disa raste edhe gjykatës, u është kërkuar të kryejnë ekspertimet psikiatrike të personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Kështu disa prej këtyre personave, pas arrestimit kur kanë kryer një vrasje apo vepër tjetër penale, kërkojnë të kryejnë aktin e ekspertimit, me qëllim që t'i shmangen dënimit të rëndë. Për këtë arsye, në vitin 2004 janë kryer 177 raste ekspertimi psikik. Brenda kësaj pike, mjekët ligjorë shprehen se kanë patur shumë probleme. Trysnia ka qenë një nga pikat më të forta. Kanë qenë të detyruar të kryejnë ekspertimin e këtyre personave dhe të japin një përgjigje të saktë para gjykatës. Gjithçka është kërkuar të bëhet në një kohë të shkurtër, pa marrë parasysh kushtet jo të mira të punës ku ata punojnë. Nga i njëjti grup janë kryer ekspertime biologjike në 66 raste, me 103 prova materiale, (gjak, spermë, fije floku) të ekzaminuara. Janë kryer edhe ekspertime histopatologjike në 67 raste, me 570 preparate mikroskopike. Mjekët shprehen se ky volum pune, prej 6081 raste ekspertimesh është 10 përqind më i madh se në vitin 2003. Kjo, sipas mjekëve, ka ardhur për faktin se gjyqësori dhe prokuroria kanë patur kërkesa më të larta në këtë drejtim.