E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, arrestohen 17-të zyrtarë të mbrojtjes

Beograd - Beogradi është përfshirë nga një valë arrestimesh. Mediat serbë bëjnë të ditur se policia e Serbisë dhe shërbimet e zbulimit kanë arrestuar 17-të zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes. Sipas të njëjtave burime, ata dyshohen për mashtrime, përvetësim dhe abuzim të detyrës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se grupi dyshohet për falsifikim të dokumentave, me të cilat është mundësuar shfrytëzimi i banesave të ushtrisë dhe marrja e pensioneve mbi pretendimet për pjesëmarrje në luftërat në ish Jugosllavi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›