E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: S’jemi të obliguar të bisedojmë me Serbinë

Prishtinë-Kryetari i Kuvendit të Kosovës deklaroi sot se institucionet e Kosovës nuk janë të obliguara të bisedojnë me Serbinë as për çështje teknike, derisa sa ajo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Krasniqi shtoi se bisedimet e përfolura janë jashtë kohës dhe jashtë hapësirës për t’u zhvilluar. Krasniqi theksoi se pavarësisht përpjekjeve të administratës ndërkombëtare në Kosovë për të organizuar bisedime me Beogradin, institucionet e Kosovës janë ato që marrin qëndrime dhe vendime për zhvillimet politike në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›