E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski: Korridori 8 i rëndësishëm për rajonin

Sofje - Maqedonia është e hapur për të bashkëpunuar jo vetëm me Bullgarinë por edhe me vende tjera të rajonit përsa i përket ndërtimit të Korridorit të 8-të. Gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon në Sofje, presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm ndërtimin e këtij projekti, jo vetëm për vendin e tij, por për mbarë rajonin. “Korridori 8 nuk është vetëm në interes të Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe Shqipërisë, Turqisë, dhe Italisë”, tha ai pas takimit që zhvilloi me homologun bullgar Georgi Përvanov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›