E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, zbulohet banda që planifikoi vrasjen e Tadicit

BEOGRAD- Një rrjet kriminal i trafikut të drogës, i drejtuar nga Darko Sariç, akuzohet se planifikonte vrasjen e presidentit serb, Boris Tadiç.

Burimet zyrtare njoftojnë se shërbimet sekrete serbe gjatë hetimit të bandës së Sariçit kanë zbualuar disa plane të tyre për vrasjen e Tadiçit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë serbë.

Klani Sariç besohet të jetë një ndër më të fuqishmit në furnizimin e Evropës me kokainë. Vetëm në Serbi ky grup ka pastruar 1.3 miliardë dollarë.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›