E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Fratini në ekspozitën me foto të Roland Tashos

TIRANë- Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta dhe homologu italian Franco Frattini, nderuan sot me pjesëmarrjen e tyre, fotoreporterin e njohur shqiptar Roland Tasho, që hapi në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ekspozitën fotografike "1990-2010, Së bashku në Europë".

Në ekspozitën e Tashos e hapur në kuadrin e aktiviteteve “Shqipëria dhe Italia -dy popuj, një det, një miqësi”, me mbështetjen e Kooperacioniut Italian, paraqiten në foto, pamje të investimeve italiane në vendin tonë, prej vitit 1990 e deri më sot, duke prekur fushat kryesore, si ato të infrastrukturës rrugore, të energjetikës, të bujqësisë, të shëndetësisë, të zhvillimit të sektorit privat si dhe të fushës së arsimit dhe të artit e të kulturës.

Fokusi i aparatit të Tashos, spikat kronologjinë e mbështetjes së qeverisë italiane në zhvillimin e ekonomisë Shqiptare, kontributin e Kooperacionit italian në ndërtimin e rrugëve të reja, rehabilitimin e hidrocentraleve, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme private etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›