Vdekja e Kazinskit, Sejdiu viziton trupat polake
PRISHTINë- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ngushëllon ushtarakët e kontingjentit polak të KFOR-it.Me rastin e tragjedisë ajrore në të cilën humbi jetën presidenti i Polonisë, Lech Kazinski, bashkëshortja e tij dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit polak, presidenti Sejdiu i vizitoi të hënën dhe u shprehu ngushëllime ushtarakëve të kontingjentit polak në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes në kampin Bonsteel afër Ferizajt si dhe u nënshkrua në librin e zisë.
Duke i falënderuar komandantët dhe ushtarët e kontingjentit polak të KFOR-it, presidenti Sejdiu ritheksoi ndjenjën e solidaritetit të plotë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës me popullin mik polak në këto ditë të vështira dhe shprehu bindjen e tij se populli polak, si gjithmonë, do të gjejë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.
(m.a/BalkanWeb)