Beogradi, notë proteste Tiranës për deklaratën e Berishës
Ankesa e Serbisë vjen pas deklaratës së kryeministrit për rrugën Durrës-Prishtinë
Albert Gjoka
Pas disa vitesh ngrirje të konflikteve rishfaqen tensionet mes Beogradit dhe Tiranës zyrtare. Kësaj radhe nuk ka shërbyer si motiv çështja e Kosovës dhe pavarësia e saj, por një deklaratë e kreut të qeverisë shqiptare, zotit Berisha, në lidhje me rrugën Durrës-Kukës-Morinë, e cilësuar prej tij “një projekt i unitetit kombëtar që duhet të jetë një ide udhëheqëse për të gjithë politikanët në Shqipëri dhe Kosovë”. Sipas agjencisë serbe “B92”, përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme në Beograd i kanë dërguar një notë proteste të Ngarkuarit me Punë të Shqipërisë në Serbi, ku shprehet pakënaqësia në lidhje me këtë deklaratë. Për të ndërmarrë këtë qëndrim Beogradi i është referuar një shkrimi të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve “ATSH”, ku citohet një frazë e një deklarate të Berishës në një prononcim televiziv. Sipas të dhënave të marra nga shkrimi, fraza është marrë në takimin që kryeministri Berisha ka zhvilluar me delegacionin e LDK-së më datë 12 shkurt. Kjo deklaratë shkaktoi tensione edhe në Prishtinë, por më pas thuhet se ajo u modifikua nga personat përgjegjës në Këshillin e Ministrave të Shqipërisë.
Nota
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka dërguar dje një notë proteste të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd menjëherë pas një deklarate të kryeministrit Sali Berisha. Ky fakt është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve të Serbisë, “Tanjug”, por edhe nga agjencitë e lajmeve “B92” dhe radio “Europa e lirë”. “Ministria e Punëve të Jashtme dënon shumë ashpër deklaratën provokuese të kryeministrit shqiptar, e cila e cenon ashpër sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë”, - thuhet, pos të tjerash, në kumtesë. Ministria e Jashtme e Serbisë thotë se të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd i është bërë e ditur se deklarata të tilla i dëmtojnë raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Sipas mediave të sipërpërmendura, “raportohet se kjo notë proteste ka të bëjë me deklaratën e kryeministrit Sali Berisha se projekti i unitetit kombëtar të shqiptarëve duhet të jetë ide udhëheqëse për të gjithë politikanët, si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë”.
Burimi
Mediat e Beogradit thonë se burim tensioni mes dy vendeve të rajonit ka shërbyer një informacion i emetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “ATSH”. Madje, “B92”, në lajmin e datës 16 gusht, citon një informacion të ATSH-së, ku kryeministri Berisha ka thënë se bashkimi kombëtar i shqiptarëve duhet të jetë një ide kyçe në politikat e Shqipërisë dhe Kosovës. Madje, agjencia vijon edhe më tej kur thotë se “nuk ekzistojnë dogana midis këtyre dy vendeve”. Duke iu referuar Agjencisë Telegrafike Shqiptare, “B92” vijon më tej: “Ideja e bashkimit të kombit është e mbështetur mbi idealet europiane, të cilat kërkojnë shumë punë. Ja pse kryeministri Thaçi dhe unë po punojmë për të shmangur pengesat që po ndalojnë shqiptarët për të ndjerë bashkimin si një territor i tërë në të cilin jetojnë”. I gjithë shkrimi i publikuar tri ditë më parë u referohet mendimeve të Berishës në lidhje me bashkëpunimin me Kosovën dhe LDK-në. Më datë 12 gusht kryeministri Berisha priti një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku duket se është marrë edhe pjesa mbi të cilën është bërë edhe nota e protestës.
Histori
Rruga Durrës-Kukës është cilësuar si projekti i kombit jo vetëm nga autoritetet shqiptare, por edhe nga mediat apo ekspertët e huaj që njohin çështjet ballkanike. Kjo lidhet jo vetëm për shkak të kostos së madhe financiare, por më shumë ka të bëjë me bashkimin e tregjeve dhe të komunikimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë dy javëve të fundit kryeministri Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë. Madje, takimet me krerët e AAK-së, zotin Ramush Haradinaj dhe delegacionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës u pasuan me reagime dhe deklarata të ashpra në Prishtinë. Por, përtej kësaj, ky është rasti i parë i shfaqjes së pakënaqësive mes Tiranës dhe Beogradit pas disa vitesh. Madje, këto raporte kanë ardhur duke u përmirësuar, sidomos në aspektin ekonomik, tregtar dhe kulturor. Gjithsesi, në forumet rajonale ka pasur debate, të cilat, më së shumti janë krijuar për praninë ose jo të Kosovës si shtet në takime të nivelit rajonal ose ndërkombëtar.
Berisha me delegacionin e LDK-së: “Jemi një komb”
Deklarata zyrtare e faqes së Këshillit të Ministrave për takimin mes zotit Berisha dhe delegacionit të LDK-së nuk e thotë frazën që pretendojnë autoritetet zyrtare të Beogradit, ndonëse thuhet se ajo është modifikuar pas reagimeve në Prishtinë për njëanshmëri të Shqipërisë. Sipas faqes zyrtare, “kryeministri shprehu rëndësinë që dy qeveritë të zhdukin çdo lloj ndryshimi midis dy vendeve. Ai shtoi se ‘ne jemi një komb dhe se duhet të ndjehemi të tillë. Dy qeveritë duhet të shërbejnë si dy mundësi, dhe jo si pengesa për qytetarët’, - vijoi kryeministri duke shtuar se duhet të merren veprime konkrete në njësimin e sistemit të doganave, financave, arsimit etj; në modelin e vendeve të Bashkimit Europian”, - thotë njoftimi zyrtar i publikuar në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave. Ajo vijon më tej: “Kryeministri konkludoi se kombi duhet të ndjehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës”. Gjithsesi, në lidhje me këtë njoftim ka pasur debate dhe pakënaqësi edhe nga partitë politike në Prishtinë. Gazeta “Ekspress” e Kosovës thotë se Berisha është tërhequr pas pakënaqësisë që ka ardhur nga AAK-ja apo PDSH-ja e Thaçit për mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare i ofronte LDK-së disa javë para zgjedhjeve.
Kosova, burim konflikti mes Shqipërisë dhe Serbisë
Çështja e pavarësisë së Kosovës dhe pjesëmarrja e saj në forumet rajonale dhe ndërkombëtare ka shërbyer gjithmonë si burim debatesh mes Shqipërisë dhe Serbisë. Por, Tirana zyrtare është treguar e kujdesshme në qëndrimet e saj, pasi integrimi i Kosovës ka qenë një proces që është mbështetur qoftë nga organizatat ndërkombëtare, qoftë nga shtetet e Perëndimit. Edhe në forumet rajonale janë përvijuar qartë linjat e tilla, ku Serbia jo vetëm ka përjashtuar Prishtinën zyrtare nga çdo aktivitet të nivelit ballkanik ku ka qenë organizatore, por ka kërkuar edhe nga vende të tilla si Maqedonia apo Mali i Zi që të mos ftojnë Kosovën në forume të këtij lloji. Kjo u duk edhe në ceremoninë e betimit të Presidentit të Maqedonisë, ku nuk u ftua zyrtarisht zoti Fatmir Sejdiu. Kreu i shtetit shqiptar bojkotoi disa kohë më parë një takim në Nish vetëm për shkak të përjashtimit të Kosovës nga axhenda rajonale. Ndërkaq, zoti Bamir Topi organizoi në Tiranë një takim me krerët e shteteve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës, ku e vuri theksin në mënyrë të veçantë tek përfshirja e Kosovës në të gjitha nismat e karakterit rajonal, në mënyrë të ajo të mos jetë “vrima e zezë” e Ballkanit.
Berisha trazon politikën shqiptare në Prishtinë e Shkup
Qëndrimet e javëve të fundit të kryeministrit Berisha kanë shërbyer si motive debatesh dhe kanë trazuar jo pak politikën e partive politike shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni. Firmosja e një memorandumi mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të drejtuar nga zoti Ramush Haradinaj, shkaktuan tensione në Prishtinë. Një bashkëpunim i tillë, jo i natyrshëm në aspektin e spektrit politik, u pasua më pas me një vizitë të delegacionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që drejtohej nga krerët e kësaj partie, Lufti Haziri, njëherësh edhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Prishtinës dhe Ramë Manaj. Dy partitë kosovare u përshinë fillimisht në një debat mbi natyrshmërinë e aleancave, por LDK-ja organizoi katër ditë më parë një konferencë shtypi në Prishtinë, ku u pohua se marrëdhëniet mes saj dhe PDSH-së, që kryesohet nga Berisha, janë historike, për faktin se ato kontribuuan në rrëzimin e komunizmit. Më pas, edhe mediat, por edhe organizata të ndryshme, kërkuan nga Tirana zyrtare që të “mos fusë hundët” në punët e Prishtinës, kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. Gazeta “Ekspress” e Kosovës pretendon që Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka ndryshuar deklaratën zyrtare disa ditë më pas në lidhje me takimin që zoti Berisha zhvilloi me delegacionin e LDK-së dhe që u bë shkas edhe për debatet më të fundit mes Beogradit zyrtar dhe Tiranës.
19 Gusht 2009