E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi synon rinisjen e bisedimeve përmes OKB-së



Pas dështimit të pritur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, udhëheqësit politikë në Serbi po përgatisin një strategji nëpërmjet të cilës, do të vazhdojë ta mbajnë çështjen e Kosovës problem global, në mënyrë që të ngadalësojnë ritmin e njohjes së shtetit të ri nga pjesa e mbetur e shteteve anëtare të OKB-së. Përfaqësues ndërkombëtarë bëjnë të ditur se Beogradi do të përpiqet që nëpërmjet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të imponojnë rinisjen e bisedimeve për statusin e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia në fakt ka dy variante. I pari konsisiton në thirrjen nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme për të trajtuar qëndrimin e GJND-së. Ndërkaq duket se kjo është mjaft e vështirë të arrihet, duke patur parasysh qëndrimin e tre shteteve anëtare të përhershme, SHBA-së, Britanisë, dhe Francës. Ndërsa varianti i dytë konsisiton në faktin që këtë çështje ta përfshijë në sesionin e rregullt të Asamblesë që nis në gjysmën e dytë të shtatorit, ku Serbia do të prezantonte një Draft Rezolutë, nëpërmjet të së cilës do të nxiste rinisjen e negociatave për statusin e Kosovës. Por përfaqësuesit politikë në Kosovë mohojnë kategorikisht çdo lloj alternative e cila do të bënte që mes Prishtinës dhe Beogradit të rinisin negociatat për statusin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›