E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama shpall plan të ri kundër AIDS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka prezantuar një plan të ri për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse Hiv/Aids, me objektivin për të ulur në 25 përqind numrin e të prekurve nga ky virus brenda 5 viteve të ardhshme.
Tjetër synim për presidentin amerikan është edhe rritja e asistencës mjekësore për të gjithë të prekurit e sëmundjes dhe të parandalohet përhapja e mëtejshme e saj. Obama bëri të ditur se do të synojë të ndihmojë në cilësinë farmaceutike dhe atë mjekësore në mënyrë që të tregohet kujdes ndaj pacientëve, dhe në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Synohet gjithashtu që brenda 2015 mbi 90 përqind e sieropozitivëve të njihen, kundrejt 79 përqindeshit që është aktualisht.
Obama nuk përcaktoi koston financiare të këtij plani, por gjithësesi ai la të kuptohej se në një të ardhme të afërt do të dalin më shume informacione rreth tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›