E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Varady: Vendimi i GJND-së deri më 27 korrik


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë opinionin e saj rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës mes 22 e 27 korrikut, deklaroi Tibor Varady, i cili ka drejtuar ekipin ligjor të qeverisë së Serbisë.

Për mediat serbe Varady ka theksuar se pyetja që i është shtruar Gjykatës për mendim është shumë e drejtpërdrejtë dhe e tillë duhet të jetë dhe përgjigjja.

Varady sqaron se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk ka detyrim të organizojë debat pas vendimit të GJND-së, raporton Radion Evropa e Lirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›