E Diel, 1 Nëntor 2026

Marseja e Canës pëson humbjen e dytë

 

Lorik Cana, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe kapiteni i Marsejës, luajti si titullar në ndeshjen e djeshme kundër Atletikos së Madridit. Marseja e tij humbi në transfertë me rezultatin 2-1 dhe gjendet e fundit në grupin B pas Liverpulit, Atletiko Madridit dhe PSV-së. 25-vjeçari kuqezi bëri një paraqitje të mirë, por pa mundur të evitonte humbjen e dytë radhazi të ekipit francez. Tani është bërë gjithçka akoma më e vështirë për Marsejën, e cila vazhdon të ketë probleme serioze në repartin e mbrojtjes. Në këtë takim Lorik Cana luajti si mesfushor shkatërrues. Fakti që ai u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes është një sinjal i mirë edhe për Kombëtaren, pasi tregoi se e ka kaluar plotësisht dëmtimin në gju që pësoi në fundjavë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›