E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqajn e josh ideja Olimpiakos

 

Suksesi historik i skuadrës qipriote Anorthosis dhe rezultatet e fundit të Kombëtares së Shqipërisë kanë një emërues të përbashkët - portierin kosovar Arjan Beqajn. Viti 2008 shënoi në të vërtetë kulmin e karrierës së portierit 33-vjeçar, të atij që për vite ishte aktivizuar në disa skuadra inferiore greke dhe mbahej në stol te skuadra kuqezi. “Të paktën të ishim në UEFA. Por, në Ligën e Kampionëve lëshimet kushtojnë shumë. Megjithatë, kemi bërë gjëra të mëdha, kemi sfiduar skuadra të mëdha evropiane. Anorthosisi tani shikohet me sy tjetër në Evropë”, ka thënë Beqaj për “Koha Ditore”. Pritjet e tij vunë në siklet edhe sulmues të përfaqësueseve me të cilat Kombëtarja e Shqipërisë lufton për një vend në botërorin “Afrika 2010”. Madje, nga provimi përballë tij ranë sulmues të mëdhenj si Kristiano Ronaldo e Zllatan Ibrahimoviç. Më të dy përfaqësueset favorite, Shqipëria ka nxjerrë barazim pa gola. Shqipëria zë vendin e katërt në Grupin 1 me pesë pikë në katër ndeshje. “Ne jemi angazhuar shumë në të gjitha ndeshjet. Ende jemi në lojë, kemi vetëm dy pikë më pak se vendi i parë në grup”, ka shtuar Beqaj. Performanca e shkëlqyer e ka bërë atë mjaft të kërkuar në merkato. Ndër skuadrat që interesohen është edhe Olimpiakosi i Greqisë, që prej Beqajt u eliminua në turin e dytë të Ligës së Kampionëve nga Anarthosisi. Ai nuk e pohon, por as nuk e mohon ofertën e skuadrës greke. “Olimpiakosi është një klub shuam i mirë, por nuk mund të flas asgjë rreth kësaj çështjeje, sepse kam kontratë edhe dy vjet e gjysmë me Anorthosisin. Nëse gjërat lëvizin në drejtim të transferimit, atëherë do të shprehem publikisht”, ëhstë shprehur ai. Beqaj deri tani ka regjistruar 35 paraqitje në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›