"Rekrutimi i kosovarëve nga Kombëtarja", temë që s'hapet

Prishtinë, 3 gusht - Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk e kanë ndërmend të negociojnë me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që lojtarët kosovarë që luajnë në Evropë të mos ftohen në Përfaqësuesen shqiptare, por të mbesin potencial që në të ardhmen e afërt të jenë në dispozicion për të ndërtuar Përfaqësuesen e Kosovës. Krerë të FFK-së, thonë se kjo do të mbetet çështje e gjithsecilit futbollist për të zgjedhur përfaqësuesen që dëshiron ta përfaqësojë.
Ndryshe nga Përfaqësuesja e futbollit, ajo e basketbollit e Shqipërisë ka hequr dorë nga ndihma e basketbollistëve kosovarë. Ylli i kësaj skuadre Ermal Kuqo, në një intervistë të mëhershme për gazetën ka pohuar se FSHB-ja nuk llogarit në lojtarët kosovarë, pasi po punohet në plane afatgjata.
"Për pak kohë Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj në Evropë dhe më pas lojtarët kosovarë do të braktisnin Përfaqësuesen e Shqipërisë. Shqipëria po punon për një ekip që do të japë frytet e saj në të ardhmen", pati thënë ndër të tjera basketbollisti Kuqo.
Rasti i fundit në futboll është ai i Migjen Bashës. Ky mesfushor, ndër më të mirët defensiv në Serie B të Italisë, është afër të debutojë me Shqipërinë. Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën të vishet kuqezi.
"Nuk do të bëjmë kurrfarë marrëveshjeje që të mos i marrin lojtarët tonë, pasi shkuarjen në Kombëtaren e Shqipërisë apo tonën do ta vendosë vetë lojtari. Ne nuk do të mund ta ndalin nëse lojtari bën zgjedhjen e tij. Dëshira jonë është që t'i kemi të gjithë talentet që janë kosovarë në Përfaqësuese, por nuk kemi çka të bëjmë në rast se zgjedh vetë futbollisti të veshë fanellën e Shqipërisë", ka thënë të hënën sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Me Bashën numri i kosovarëve në Përfaqësuesen e Shqipërisë do të rritet në tetë. Pjesë e saj tashmë janë: Arian Beqaj, Samir Ujkani, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Besart Berisha dhe Ahmed Januzi.
Ndryshe, një talent tjetër kosovar, Anel Raskaj, që vlerësohet lart në Suedi, ka vendosur të refuzojë çdo ofertë, pasi është në pritje të Përfaqësueses së Kosovës.
"Shumë kush më thotë se me Suedinë do të bija më shumë në sy, por unë ndjej për Kosovën", ka thënë meshfushori i Halmstadsit, Raskaj 20 vjeç.