G99 kthehet parti politike
>Që prej ditës së djeshme G99 do tu shtohet radhës së gjatë të partive politike. Në krijim një lëvizje e shoqërisë civile, G99 ndryshon drejtim, duke vendosur të hyjë në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti si një parti politike. Ky grupim, që drejtohet nga Erion Veliaj, mori dje zyrtarisht formën e një partie politike, për të qenë gati për garën rivale mes partive të vjetra politike në 28 qershor 2009.
Pas themelimit të saj si forcë politike, G99 do të regjistrojë edhe kandidatët e saj për deputetë në KQZ dhe do të zhvillojë fushatën elektorale. Kryetari i kësaj partie të re Erion Veliaj, deklaroi se, vendimi për të marrë pjesë në politikë,lidhet me nevojën për të ndryshuar realitetin shqiptar si pasojë e keq-qeverisjeve dhe politikave të tranzicionit. Lideri i G99 deklaron se partia e tij nuk do të bëjë pjesë në koalicionin që bashkon votat për të shkatërruar vendin, por në koalicionin e njerëzve që ndërtojnë.