E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergji Papa zgjidhet kryetar i PD Korçë

>Kryetari i degës së PD-së në Korçë u zgjodh Gjergji Papa, i cili fitoi me 312 vota kundrejt 151 që mori rivali i tij, Andrea Mano. Në procesin e votimit që u zhvillua sot morën pjesë 476 delegatë dhe sipas komisionit zgjedhor vetëm 9 fletë votimi rezultuan të pavlefshme. "Më e rëndësishmja ishte fakti se në këtë proces zgjedhor u tregua kulturë demokratike dhe vetëdije politike", tha kryetari i sapo zgjedhur i degës së PD-së Korçë, Gjergji Papa, i cili zëvendëson në këtë detyrë z. Agron Hazisllari.     
 Dega e PD-së në Korçë mblodhi sot Kuvendin e 9-të për të analizuar punën e kësaj partie në këtë rreth gjatë tre viteve të fundit si dhe për të votuar strukturat e reja drejtuese. Punimet e Kuvendit, me pjesëmarrjen e 482 delegatëve të dalë nga seksionet e fshatit dhe të qytetit, simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së, u përshëndetën nga i deleguari i PDSH-së, Sekretari i Përgjithshëm, z. Ridvan Bode, i cili vlerësoi demokratët korçarë për angazhimin dhe kontributin e dhënë në përhapjen e ideve dhe programit qeverisës të PD-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›