E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha i mashtroi të gjithë bujqit e Shqipërisë

>Kryesocialisti prezanton strategjinë e zhvillimit të bujqësisë para bujqve socialistë lushnjarë
Është mbajtur dje në qytetin e Lushnjës Konferenca Kombëtare e Bujqësisë e Partisë Socialiste. Në këtë Konferencë Kombëtare kanë marrë pjesë mbi 600 vetë nga sektorët e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Ata diskutuan në këtë konferencë lidhur me mundësitë e shumta të zhvillimit agro-bujqësor në vend, si dhe gjendjen aktuale ku ndodhet secili sektor. Bujqësia u pa nga zoti Rama si një ndër sektorët e parë në të cilët do të ndërhyhet pas 148 ditësh të kësaj keqqeverisjeje, dhe  realizimi i premtimeve do të jetë beteja historike e Partisë Socialiste. Në konferencë nuk u la pa përmendur nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, premtimet e parealizuar të mazhorancës e cila ka dhe 148 ditë kohë, e këto premtime mbeten thjesht dhe vetëm demagogji pasi asgjë nuk është realizuar nga programi për të cilën mori votën e bujqve dhe të fermerëve në 2005. Rama në fjalën e tij në këtë Konferencë u shpreh se :"Duke e nisur nga një premtim, një ndër shumë premtimet e vitit 2005, të atyre që qeverisin sot Shqipërinë, mazhoranca dhe qeveria e saj, i garantoi fermerët e saj se do të zgjidhë çështjen e pronësisë mbi tokën, duke garantuar të drejtat e fituara me ligjin numër 7501. " Fermerët shqiptar brenda një viti,  thotë programi i premtimeve të Sali Berishës në 2005, do të gëzojnë plotësisht të drejtat e pronësisë nëpërmjet riaktivizimit me ritme të larta të projektit të regjistrimit të tokës. Tregu i hapur i tokës do të nxisë procesin e rritjes së dimensionit të fermave.ai theksoi se:" jo vetëm që nuk është zgjidhur problemi i pronësisë mbi tokën, dhe jo vetëm që nuk janë garantuar të drejtat e fituara me ligjin 7501, por gjithçka ka degraduar edhe më zi se cfarë ishte në 2005 ka thënë kryesocialisti Rama. Të gjithë ata që e kanë votuar Sali Berishën për këtë premtim janë bujq dhe fermë të mashtruar e kokë e këmbë. Premtimi tjetër i Sali Berishës në 2005, karburanti për konsum bujqësor do të sigurohej me një cmim prej jo më shumë se 40 lek për litër për të gjithë fermerët shqiptarë. Por jo vetëm që ky premtim rezultoi një tjetër nga gënjeshtrat e Sali Berishës, dhe kete po e vuajnë tashme të gjithë bujqit dhe fermerët shqiptarë, që për shkak të çmimit të rritur stratosferikisht të karburantit, nuk kanë asnjë shpresë dhe asnjë të ardhme. Premtimi tjetër, i vitit 2005, do të rihapen një rrjet i tërë shkollash, të profilit agrar e agropërpunues sipas modelit amerikan. Rama theksoi se, vetëm 148 ditë përpara se sa mandati i marrë për të hapur shkolla sipas modelit amerikan, në shërbim të bujqësisë, ka vetëm një model "jeminian", i cili është nje modeli i analfabetizmit,i obskurantizmit dhe prapambetjes edhe më të thellë se sa ajo që trashëgoi kjo qeveri në vitin 2005 ka thënë kryesocialisti Rama gjatë diskutimit të tij të gjatë me bujqit socialistë lushnjarë. Ndërsa per sa ju takon inventarizimi të pronave dhe dhënies së certifikatës së pronësisë Rama u shpreh se, " ne mund dhe do ta realizojmë, inventarizimin e plotë të pronës në tërësi dhe të tokës bujqësore në veçanti dhe nga ana tjetër dhënien e certifikatës së pronësisë të çdo shqiptari e shqiptareje që e ka fituar këtë me të drejtën Zotit dhe me forcën e ligjit dhe që për 18 vjet me radhë, nuk ka arritur ta ketë në dorë për shkak të Maliqit të radhës. Nuk mund të kemi dot kapitalizëm pa treg dhe nuk mund të kemi zhvillim të bujqësisë pa tregun e tokës. Atëherë ne e kemi shumë të qartë atë që duhet të bëjmë, mund ta bëjmë dhe pa dyshim do ta bëjmë.
Rama premtoi se, në sektorin e agrobiznesit, do të aplikohen politika lehtësuese fiskale, si p.sh përjashtimi 3 vjeçar nga tatimet për bizneset e reja agrare dhe industriale, ulje me 20 % më pak të  tatimit mbi fitimin për bizneset e orientuara në eksportin e produkteve   ushqimore të mallrave të tjerë bujqësor dhe blegtoral. Më lejoni të them, se sot pas një periudhe të gjatë të keqqeverisjes të sektorit të bujqësisë dhe të fshatit në tërësi, jemi në kushtet kur kemi nga njëra anë një qytet i cili nuk arrin dot të përballojë çmimet e ushqimit të përditshëm dhe një sektor bujqësor i cili merr vetëm 0, 45 % të prodhimit të brendshëm bruto nga buxheti i shtetit. Kjo do të thotë, në vitin 2009,  Sali Berisha i ka dhënë bujqësisë, u ka dhënë bujqve dhe fermerëve, i ka akorduar fshatit pjesën më të më të vogël që nga vitit 2005, kur ishte 0.54, 2006 kur ishte 0.51, në 2007 kur ishte 0.50, 2008 kur ishte 0.50, për të ardhur në 2009 kur është 0.45,vijoi në fjalën e tij Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›