E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet fluksi i emigrantëve

Fluksi i emigrantëve shqiptarë që vijnë për të festuar në atdhe festat e fundvitit ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Vetëm gjatë paradites së krishtlindjeve kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare mbi 12 mijë emigrantë, 3000 automjete, si dhe 50 autobusë të linjave ndërkombëtare. Burime të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, njoftuan se në Kakavijë po punohet me 11 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, dhe se në disa raste numri i sporteve shkon në 15. Fluks të madh hyrjesh nga Greqia ka pasur dje edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërsa hyrjet nga Italia janë përqendruar në Portet e Durrësit dhe Vlorës, ku numri i trageteve është shtuar këto ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›