Beqiri: Çdo ndeshje është si një fi nale
Ifi lloi eliminatoret e Botërorit 2010 si
"out-sider", por pesha e tij në radhët
e Kombëtares shqiptare e kuptua
shumë shpejt nga trajneri Ari Han. Bëhet
fjalë për Elvin Beqirin, që pas rikthimit
prej dëmtimit të tmerrshëm, vazhdon
të jetë një prej pikave të forta të mbrojtjes
kuqezi. Aktualisht i impenjuar me
Vllazninë në luftën për titullin në Kategorinë
Superiore, 28-vjeçari e kthen për
një moment vëmendjen te dy takimet
ndërkombëtare. Më 28 mars në "Qemal
Stafa" mbërrin Hungaria, ndërsa katër
ditë më pas përfaqësuesja jonë udhëton
drejt Danimarkës, për t‘u përballur
me skuadrën e drejtuar nga Morten
Olsen. "Janë dy sfi da shumë të vështira",
deklaroi Beqiri për "Shqip". "Në fakt,
në takimet ndërkombëtare nuk ka asnjë
kundërshtar të lehtë, por mendoj se
tashmë kemi hyrë në fazën delikate të
këtyre eliminatoreve. Tani, çdo ndeshje
për ne do të jetë si një fi nale".
Edhe pse nuk i pëlqen të bëjë llogari,
për mbrojtësin shkodran që në të
kaluarën ka luajtur në Rusi, Izrael dhe
Ukrainë, katër pikë në këto dy sfi da do
të ishin një rezultat perfekt. "Përpara çdo
ndeshjeje skuadra ka objektivat e saj. A
mund të marrim katër pikë? Natyrisht që
ky do të ishte rezultati ideal. Megjithatë,
jam i mendimit se nuk duhet të bëjmë
llogari përpara kohe", vazhdoi ai. "Zakonisht
nuk na ndihmojnë shumë parashikimet.
Preferoj që t‘ia lemë gjithçka
fushës. Ne thjesht duhet të impenjohemi
maksimalisht për të marrë rezultat si me
Hungarinë, ashtu edhe me Danimarkën.
Për më tepër që futbolli i sotëm është i
paparashikueshëm dhe mund të ndodhin
shumë surpriza. Kjo Kombëtare ka
treguar se mund të marrë rezultate pozitive
pavarësisht emrit të kundërshtarit".
Të shtunën e ardhshme në Tiranë
mbërrin e vetmja skuadër që u ka shkaktuar
kuqezinjve humbje në pesë ndeshje
të luajtura në Grupin 1 eliminator. "Hungarezët
kanë një ekip të mirë, me lojtarë
që luajnë nëpër të gjithë Evropën, për
më tepër edhe ata kanë një trajner që
vjen nga shkolla holandeze", shtoi Beqiri.
"Megjithatë, ne do të bëjmë punën
tonë. Do të hyjmë në fushë me objektivin
për të fi tuar, pasi luajmë me një
kundërshtar direkt për vendin e katërt
në grup. Rezultati do të kërkohet edhe
sepse luajmë përpara tifozëve tanë,
që na kanë mbështetur në çdo sfi dë".
Shqipëria vjen në këtë përballje pas
barazimit 0-0 me Maltën më 11 shkurt.
Tri pikët kundër Hungarisë do të jenë
edhe një shpagim për atë rezultat zhgënjyes.
"Mund të them se do të kërkojmë
një ‘hakmarrje‘, për atë që nuk arritëm
dot ta bënim në ndeshjen me Maltën.
Të gjithë prisnim të fitonim, madje
në pjesën e parë luajtëm shumë mirë,
duke rrezikuar edhe të shënonim. Gjërat
ndryshuan në pjesën e dytë, ku në mënyrë
të pashpjegueshme nuk po shfaqeshim
dot në nivelin tonë", ishin fjalët e lojtarit
të Vllaznisë, që në dy takimet e ardhshme
eliminatore do të formojë qendrën e
mbrojtjes përkrah Debatik Currit.