Bruksel, akuza Parisit: E tepruat me proteksionizmin
Një tjetër pikë nevralgjike e takimit të
liderëve të BR-së në Bruksel ka qenë
edhe pakënaqësia e shumë vendeve
anëtare ndaj proteksionizmit francez.
Gjithçka nisi pas lajmit se prodhuesja
franceze e makinave "Renault" po mbyllte
një fabrikë në Slloveni me 400 punëtorë,
për ta risjellë në Francë. Komisioni Evropian
bëri të ditur se do të kërkonte nga
Franca një shpjegim urgjent në lidhje
me marrjen e këtij vendimi. Kjo lloj mosmarrëveshjeje
nuk mund të kishte ardhur
në një moment më të pafavorshëm për
BE-në, ndërkohë që pritet të zhvillohet
takimi i G20 dhe blloku pretendon që
të dalë me një zë unik në disa çështje
të rëndësishme që do të diskutohen në
Londër. Pala franceze ka mohuar çdo
lloj akuze që kjo lëvizje ka të bëjë me
proteksionizmin, për të cilin akuzohen
francezët që prej një kohe të gjatë. Por
komisioni konkurrues i BE-së bëri të ditur
se ky veprim nuk mund veçse të quhej
proteksionist. Edhe Presidenti francez,
Sarkozi, ka nxituar që t‘i japë një përgjigje
veprimit, duke mohuar akuzat.
liderëve të BR-së në Bruksel ka qenë
edhe pakënaqësia e shumë vendeve
anëtare ndaj proteksionizmit francez.
Gjithçka nisi pas lajmit se prodhuesja
franceze e makinave "Renault" po mbyllte
një fabrikë në Slloveni me 400 punëtorë,
për ta risjellë në Francë. Komisioni Evropian
bëri të ditur se do të kërkonte nga
Franca një shpjegim urgjent në lidhje
me marrjen e këtij vendimi. Kjo lloj mosmarrëveshjeje
nuk mund të kishte ardhur
në një moment më të pafavorshëm për
BE-në, ndërkohë që pritet të zhvillohet
takimi i G20 dhe blloku pretendon që
të dalë me një zë unik në disa çështje
të rëndësishme që do të diskutohen në
Londër. Pala franceze ka mohuar çdo
lloj akuze që kjo lëvizje ka të bëjë me
proteksionizmin, për të cilin akuzohen
francezët që prej një kohe të gjatë. Por
komisioni konkurrues i BE-së bëri të ditur
se ky veprim nuk mund veçse të quhej
proteksionist. Edhe Presidenti francez,
Sarkozi, ka nxituar që t‘i japë një përgjigje
veprimit, duke mohuar akuzat.