Evropianët, pro kredive të FMN-së
Bashkimi Evropian premtoi
dje për 100 miliardë dollarë
kredi të Fondit Monetar
Ndërkombëtar, për të "shpëtuar"
vendet që ndodhen në recesion
dhe i bëri thirrje vendeve të
G20 që të dyfishojnë fondet e
tyre. Ata gjithashtu ranë dakord
që të dyfi shojnë në 50 miliardë
euro fondin e krizës që duhet të
përdoret për forcimin e vendeve
anëtare të BE-së, që nuk përdorin
monedhën Euro, fond që ka nisur
të lëvrohet nga Letonia dhe Hungaria.
Por siç pritej, ata e injoruan
presionin e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës për rritjen e shifrave
të paketave stimuluese të ekonomisë,
duke bërë të ditur se
për momentin, prioritetet ishin
aplikimi i shtrëngimit të buxhetit
dhe mbikëqyrja e tregjeve
fi nanciare. "I gjithë lidershipi i
Evropës është shumë ambicioz
mbi atë çka pritet të arrihet në
takimin e G20 në Londër", deklaroi
Presidenti francez Sarkozi,
duke bërë të ditur gjithashtu se
gjatë dy ditëve të fundit, blloku
27 vendësh ka zhvilluar debate të
gjata në lidhje me shumë çështje
fi nanciare. Ndërkohë Fondi Monetar
Ndërkombëtar ka kohë që
ka nisur ofrimin e kredive ndaj
vendeve të tilla si Ukraina dhe
Pakistani në këto kohë krize të
rëndë dhe ka kërkuar që fondet e
saj, që do të përdoren për shpëtimin
e ekonomive, të rriten në 500
miliardë dollarë. Kryeministri
Gordon Braun, që do të jetë edhe
mikpritësi i Samitit të G20 më
2 prill, tha se kreditë e FMN-së
Shenja e fundit e
krizës është edhe
rënia e prodhimit
industrial në 16
vendet e Eurozonës
në 3.5 për qind
duhet të përdoreshin vetëm për
raste emergjence dhe se Bashkimi
Evropian shpresonte që
të bënte për vete në kuadrin e
ndihmave edhe Kinën dhe Arabinë
Saudite. Ndërkohë shenja
e fundit e krizës është edhe
rënia e prodhimit industrial
në 16 vendet e Eurozonës në
3.5 për qind në krahasim me
dhjetorin, duke e çuar rënien
vjetore në 17.3 për qind sipas të
dhënave zyrtare të publikuara
dje. Për sa i takon amerikanëve,
ata vazhdojnë të ngulmojnë në
përparësitë e planeve stimuluese
për ekonominë. Të mërkurën,
Rezerva Federale premtoi që të
"pomponte" 1 trilion dollarë në
ekonominë amerikane, përveç
paketës stimuluese ekzistuese
prej 787 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, evropianët janë
kundër sasive të tilla të të hollave,
duke menduar se planet më
të minimale janë mjaftueshëm
për të luftuar krizën. Shumë
analistë nuk janë të bindur nga
përpjekjet e evropianëve për të
luftuar krizën, pasi papunësia
është në rritje dhe gjithashtu
është shtuar ndjeshëm edhe pakënaqësia
e njerëzve, e shoqëruar
shpesh edhe me protesta si në
rastin e Francës.
dje për 100 miliardë dollarë
kredi të Fondit Monetar
Ndërkombëtar, për të "shpëtuar"
vendet që ndodhen në recesion
dhe i bëri thirrje vendeve të
G20 që të dyfishojnë fondet e
tyre. Ata gjithashtu ranë dakord
që të dyfi shojnë në 50 miliardë
euro fondin e krizës që duhet të
përdoret për forcimin e vendeve
anëtare të BE-së, që nuk përdorin
monedhën Euro, fond që ka nisur
të lëvrohet nga Letonia dhe Hungaria.
Por siç pritej, ata e injoruan
presionin e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës për rritjen e shifrave
të paketave stimuluese të ekonomisë,
duke bërë të ditur se
për momentin, prioritetet ishin
aplikimi i shtrëngimit të buxhetit
dhe mbikëqyrja e tregjeve
fi nanciare. "I gjithë lidershipi i
Evropës është shumë ambicioz
mbi atë çka pritet të arrihet në
takimin e G20 në Londër", deklaroi
Presidenti francez Sarkozi,
duke bërë të ditur gjithashtu se
gjatë dy ditëve të fundit, blloku
27 vendësh ka zhvilluar debate të
gjata në lidhje me shumë çështje
fi nanciare. Ndërkohë Fondi Monetar
Ndërkombëtar ka kohë që
ka nisur ofrimin e kredive ndaj
vendeve të tilla si Ukraina dhe
Pakistani në këto kohë krize të
rëndë dhe ka kërkuar që fondet e
saj, që do të përdoren për shpëtimin
e ekonomive, të rriten në 500
miliardë dollarë. Kryeministri
Gordon Braun, që do të jetë edhe
mikpritësi i Samitit të G20 më
2 prill, tha se kreditë e FMN-së
Shenja e fundit e
krizës është edhe
rënia e prodhimit
industrial në 16
vendet e Eurozonës
në 3.5 për qind
duhet të përdoreshin vetëm për
raste emergjence dhe se Bashkimi
Evropian shpresonte që
të bënte për vete në kuadrin e
ndihmave edhe Kinën dhe Arabinë
Saudite. Ndërkohë shenja
e fundit e krizës është edhe
rënia e prodhimit industrial
në 16 vendet e Eurozonës në
3.5 për qind në krahasim me
dhjetorin, duke e çuar rënien
vjetore në 17.3 për qind sipas të
dhënave zyrtare të publikuara
dje. Për sa i takon amerikanëve,
ata vazhdojnë të ngulmojnë në
përparësitë e planeve stimuluese
për ekonominë. Të mërkurën,
Rezerva Federale premtoi që të
"pomponte" 1 trilion dollarë në
ekonominë amerikane, përveç
paketës stimuluese ekzistuese
prej 787 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, evropianët janë
kundër sasive të tilla të të hollave,
duke menduar se planet më
të minimale janë mjaftueshëm
për të luftuar krizën. Shumë
analistë nuk janë të bindur nga
përpjekjet e evropianëve për të
luftuar krizën, pasi papunësia
është në rritje dhe gjithashtu
është shtuar ndjeshëm edhe pakënaqësia
e njerëzve, e shoqëruar
shpesh edhe me protesta si në
rastin e Francës.