E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje misterioze e nëndetëses me anijen amfibe amerikane

Dy anije amerikane, një
nëndetëse bërthamore
dhe një anije amfi be,
janë përplasur me njëratjetrën
para agimit të së
premtes në afërsi të Gjirit
Persik, një nga kalimet më
të rëndësishëm botëror të
kargove të naftës. Nuk ka
pasur njoftime për ndonjë
pasojë të shkaktuar nga
përplasja, e cila konsiderohet
e çuditshme, për
faktin se bëhet fjalë për dy
mjete amerikane dhe jo
të vendeve të ndryshme.
Pas lajmit, pati një rritje të
menjëhershme të çmimeve
të naftës, që ranë më
pas gjatë ditës. Incidenti
ndodhi paraditen e së
premtes mes USS Hartford,
një nëndetëse, dhe
USS New Orleans, një anije
amfi be. Të dyja mjetet
kanë raportuar vetëm
dëmtime të vogla dhe
të jashtme të trupave të
tyre. Për ekspertët ushtarakë,
megjithatë përplasja
mes dy anijeve të ushtrisë
më të sofi stikuar në botë
është një fakt i pa ndodhur
dhe gati i çuditshëm.
Këto lloj incidentesh janë
thuajse të pamundura
që të ndodhin dhe se
shkaku me siguri që do
të ketë qenë pakujdesia e
ndonjërit prej kapitenëve
të anijeve. Të dyja mjetet
lundruese ndodheshin
në rrugën drejt portit dhe
po lëviznin paralelisht
kur ndodhi përplasja në
ngushticën e Hormuzit.
Kjo ngushticë është 54
kilometra e gjerë, por nuk
është dhënë ndonjë informacion
për vendin e saktë
të përplasjes. Përmes
ngushticës, transportohen
rreth 17 milionë fuçi
nafte në ditë, ose rreth
40 për qind e së gjithë
tregtisë botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›